Një raketë që synon SHBA-në!
Situata në lidhje me kontrollin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, është jashtë kontrollit.
Koreja e Veriut ka testuar një armë bërthamore supersonike, të ngjashme me Avangardin rus, e cila mund të godasë brenda pak minutash me një kokë bërthamore amerikane!
Shërbimet sekrete amerikane raportojnë se për zhvillimin dhe ndërtimin e saj ka pasur “ndihmë të rëndësishme” nga Rusia në këmbim të sasive të mëdha të predhave të artilerisë (mbi 2 milionë) 152mm, por edhe të raketave 122mm, si dhe të raketave kopje Iskander-M, që Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë në mënyrë që ajo të mund të plotësonte rezervat e saj të varfëruara, të përditshme, të armëve dhe municioneve
Forcat raketore ruse kanë vendosur në një bazë lëshimi në Rusinë jugore, një raketë balistike ndërkontinentale të pajisur me mjetin rrëshqitës supersonik Avangard që mund të mbajë një kokë bërthamore, por më e rëndësishmja është se mund të godasë objektivat e saj me 27 herë shpejtësinë e audios / zërit!
Putin njoftoi gatishmërinë luftarake të mjetit rrëshqitës hipersonik Avangard në vitin 2018, duke thënë se ishte në përgjigje të zhvillimit në SHBA të një gjenerate të re armësh dhe një sistemi të mbrojtjes raketore amerikane, ku Avangard mund të depërtojë.
Ndërsa i afrohet objektivit të tij, mjeti rrëshqitës Avangard shkëputet nga raketa dhe mund të bëjë manovra të mprehta nga rruga e raketës dhe me shpejtësi supersonike, që arrin deri në 27 herë shpejtësinë e zërit (rreth 34,000 km/h), në distanca deri në 2.500km.
Kjo është një armë e cila, kur përdoret pralelisht në një numër të konsiderueshëm, nënkupton aftësinë e goditjes të Rusinë, pa i lënë mundësi reagimi shtetit kundërshtar. Pas përdorimit të kësaj arme në masë, nuk ka më as kohë përe reagim.
Kanali televiziv Zvezda transmetoi imazhe të një rakete balistike që po transportohej në një bazë (silo) lëshimi, duke u ngritur ngadalë në një pozicion vertikal dhe më pas duke zbritur në bazë, në rajonin e Orenburgut, afër Kazakistanit.
Rusia kishte vendosur raketën e saj të parë të pajisur me Avangard në vitin 2019 në të njëjtin objekt në Orenburg.
Përhapja e armëve të tilla nuk mund të jetë lajm i mirë për sigurinë globale. Fatkeqësisht, kemi hyrë në një epokë ku një “gabim” i vogël mund ta dërgojë shoqërinë njerëzore në epokën e neolitit.