Dhoma e Përfaqësuesve aprovoi të alokojë një fond prej $60.84 miliardë si ndihmë për Ukrainën.
Shpërndarja e fondit do të bëhet si më poshtë:
$21.1 miliardë dollarë do të transferohen direkt në Kiev;
$23.2 miliardë do të shkojnë për kompleksin militaro-industrial amerikan, për përmirësimin e armëve që janë dërguar më parë në Ukrainë nga rezervat e Ushtrisë së SHBA-ve;
$13.8 miliardë do të shkojnë për kompleksin militaro-industrial amerikan, për prodhimin e armëve të reja të nevojshme nga Forcat e Armatosura të Ukrainës nga stoku i Ushtrisë së SHBA-ve, si pjesë e dorëzimeve të radhës;
$11.3 miliardë do të shkojnë për financimin e operacioneve të tanishme të Pentagonit në rajon (detaje nuk jepen);
$7.8 miliardë janë asistencë financiare për Ukrainën në ‘credit’ (kjo përkthehet në borxh?);
Pjesa e mbetur prej $4.7 miliardë shkon për shpenzime të tjera.
***
Sa më sipër tregon qartë se ku dhe si ciklohen dhe riciklohen fondet amerikane për Ukrainën, sërish për Amerikën dhe në Amerikë riciklohen për kompanitë amerikane dhe jo vetëm, por edhe për ushtarakë, personel dhe të tjera burime humane, si dhe për shpenzime të tjera operative / administrative.
Ndaj dhe shumë shpejt nuk do të ketë më Ukrainë në hartë, sepse Amerika po bën tregti, nuk po bën luftë për fitore, si dhe po implementon një plan strategjik ogurzi për Europën dhe Botën, me target qëndror Rusinë.