Profecia më Mbresëlënëse për Krishtin – Danieli 9:24-27

/

Bibla e Shenjtë mban të shkruara në të me dhjetra profeci që u përmbushën përgjatë jetës së Krishtit. Por, ndoshta më mbresëlënëse është ajo që lexojmë në librin e Danielit, kapitulli 9, vargjet 24-27. Si më poshtë po ju shkruaj vargjet e profecisë. Teksa i lexoni, mirë është që të keni parasysh që profeti Daniel e shkroi profecinë përafërsisht në vitin 539 para Krishti.

24. Shtatëdhjetë javë janë caktuar për popullin tënd dhe për qytetin tënd të shenjtë, për të t’i dhënë fund shkeljes, për t’i dhënë fund mëkatit, për të shlyer paudhësinë, për të sjellë një drejtësi të përjetshme, për të vulosur vegimin dhe profecinë, për të vajosur vendin shumë të shenjtë.

25. Prandaj dije dhe kuptoje se, që kur ka dalë urdhri të restaurohet dhe të rindërtohet Jeruzalemi deri te Mesia, princi, do të duhen shtatë javë dhe gjashtëdhjetë e dy javë të tjera; ai do të ndërtohet përsëri me sheshe dhe me ledhe, por në kohëra plot ankth.

26. Mbas gjashtëdhjetë e dy javëve Mesia do të vritet dhe askush nuk do të jetë me të. Dhe populli i një princi që do të vijë ka për të shkatërruar qytetin dhe shenjtëroren; fundi i tij do të vijë me një përmbytje, dhe deri në mbarim të luftës janë dekretuar shkatërrime.

27. Ai do të lidhë gjithashtu një besëlidhje me shumë njerëz për një javë, por në mes të javës do t’i japë fund flijimit dhe blatimit; dhe mbi krahët e veprimeve të neveritshme do të vijë një shkatërrues, derisa shkatërrimi i plotë, që është dekretuar, do të bjerë mbi shkatërruesin”.

Previous Story

Lideri Serb i Bosnjës Kërcënon Sërish me Shkëputje - Muslimanët: "Nuk Duam të Ndajmë më as Ajrin me Boshnjakët!"

Next Story

Plani i Zotit Nuk Ishte që Hebrenjtë të Bëheshin Kozmokratë të Një Bote Ilistike, Satanike!

Latest from Info