Çdo gjë që hyn, vdes!
Kushtet brenda tyre simulojnë “vrimat” me aminoacide në fillim të krijimit të jetës në Tokë!
Një zbulim i veçantë dhe i tmerrshëm është bërë nga shkencëtarët duke eksploruar pjesët ndihmëse të Detit të Kuq, ku identifikuan “liqenet e vdekjes” në thellësi të tij!
Këto “liqene” ndodhen në thellësi afërsisht 2000 metra!
Shkencëtarët besojnë se për shkak se fundi i Detit të Kuq nuk është shfrytëzuar nga njerëzit, kushtet që mbizotërojnë në “liqene” janë të ngjashme me ato që mbizotëronin në Tokë shumë miliona vjet më parë.
Sfida më e madhe për shkencëtarët është të zbulojnë arsyen e saktë pse këto zona janë vdekjeprurëse. Në fakt, vdekja është e menjëhershme, për çdo gjallesë që hyn në to!
Në këto “liqene” oksigjeni mungon plotësisht dhe prania e kripës është veçanërisht e lartë.
Kjo përbërje e veçantë lejon praninë e mikrobeve që kanë ekzistuar gjatë viteve të para të krijimit të Tokës dhe simulon në një masë shumë të madhe “liqenet” primordiale, në të cilët u formuan aminoacidet e para.
Për ata që dinë se çfarë janë aminoacidet, ato janë baza e krijimit të jetës, të paktën siç e njohim ne.
Deti i Kuq, i vendosur midis Afrikës dhe Gadishullit Arabik, luan një rol kyç historik pasi është i ndërthurur me historitë e mitit dhe detarisë, si dhe me traditat fetare.
Pavarësisht se nuk u konsiderua kurrë një “det normal”, studiuesit e kuptuan se nuk është thjesht një rrugë detare apo një resort turistik.
Deti i Kuq, ka një nga biodiversitetin më të pasur në planet, por në thellësi të shekujve ai fshehu një sekret të errët të quajtur “liqenet e vdekjes”.
Këto janë “xhepa” në të cilët çdo krijesë që hyn nuk del e gjallë.
Dr.Emily Chen, një biologe detare në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, thotë:
“Zbulimi i tyre hedh dritë të re mbi ekuilibrin delikat të jetës dhe vdekjes që karakterizon fushat e humnerës së oqeanit.
Studimi i këtyre pellgjeve të vdekjes paraqet një mundësi unike për të zbuluar misteret e origjinës së jetës dhe për të eksploruar mundësitë e jetës përtej planetit tonë.
Duke ekzaminuar këto ekosisteme ekstreme, ne fitojmë njohuri të paçmueshme për kushtet në të cilat jeta u shfaq për herë të parë në Tokë dhe madje mund të informojë kërkimin tonë për jetë në trupa të tjerë qiellorë”.
Zbulimi i këtyre “xhepave” është i kohëve të fundit dhe, edhe një herë, zbulohet se Njeriu nuk di gjithçka për planetin ku banon.