SHBA: Donald Trump u Shpall Fajtor për të 34 Akuzat

/

Akuzat përfshijnë falsifikimin e pagesave sekrete të parave për porno-star-in Stormy Daniels.

Çfarë pretendon ajo në gjyq dhe dënimi me të cilin përballet.

Ish presidenti i SHBA-së Donald Trump është dënuar për të 34 akuzat, në një gjyq penal në New York lidhur me pagesat sekrete për porno star-in Stormy Daniels.

Pas diskutimit për dy ditë, gjyqtarët njoftuan se e kishin shpallur fajtor Trump-in për të 34 akuzat me të cilat përballej, dhe çdo vendim kërkonte unanimitet dhe e kishte atë.

Secila nga akuzat për krime mbart një dënim maksimal prej katër vite burg. Por Juan Mercan, gjyqtari që mbikëqyr çështjen, nuk pritet të miratojë një dënim kaq të gjatë.

Shumë vëzhgues ligjorë besojnë se dënimi nuk do t’i kalojë katër vitet, por Trump gjithashtu mund ta shmangë burgun dhe në vend të këtij dënimi të marrë shërbimin me kusht, ose shërbimin në komunitet.

Vendimi i zhyt Shtetet e Bashkuara në një territor të paeksploruar përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur Trump, kandidati republikan, do të përpiqet të rifitojë Shtëpinë e Bardhë, nga presidenti demokrat Joe Biden.

“Gjykimi i rremë nga administrata Biden.”

Pasi paditi administratën Biden, Donald Trump akuzoi gjyqtarin dhe prokurorin për një gjyq të rremë. Ai vazhdoi të fliste për një çështje që po gatuhej dhe përdorej për polarizim të popullit dhe ndarjen e vendit në dysh, apo për të ncitur emigracionin, një përpjekje në thelb për të ndryshuar diskurin.

Vendimi për dënimin e tij nuk do të merret para datës 11 korrik. Prokurorët e kanë mbështetur pjesën më të madhe të çështjes së tyre tek dëshmitë e Cohen, ish avokatit të presidentit Trump.

Cohen i tha gjykatës, nga mesi i muajit maj, se ai gënjeu dhe kërcënoi shumë dëshmitarë për llogari të ish shefit të tij. Ish avokati i tij dëshmoi gjithashtu se Trump ishte tepër i zemëruar që porno-star-i Daniels po shiste historinë për vallaha marrëdhënie seksuale, që thotë se kishte me ish presidentin.

“Trump më tha se kjo është një katastrofë, një katastrofë totale. Gratë do të më urrejnë”, u tha ish avokati Cohen gjyqtarëve. “Burrat, mendojnë se është e bukur si çështje, por do të jetë katastrofë për fushatën elektorale.”

Previous Story

Historia e Një Muzikanti Francez & Misteri i Statujës në Varrin e Tij

Next Story

Sulmet Masive të Ukrainës në Territorin Rus po Godasin Objektiva Ushtarake & Civilë

Latest from Info