Deklaratë e Ashpër & Kërcënuese e Medvedev

/

Vendet perëndimore që gjoja “aprovuan përdorimin” e armëve të tyre me rreze të gjatë veprimi në territorin rus (pavarësisht nëse po flasim për pjesë të vjetra apo të reja të vendit tonë) duhet të kuptojnë qartë sa vijon:

  1. Të gjitha pajisjet e tyre ushtarake dhe specialistët që luftojnë kundër nesh do të asgjësohen si në territorin e brenshëm të Ukrainës, ashtu edhe në territorin e vendeve të tjera, nëse nga atje kryhen sulme në territorin rus.
  2. Rusia konkludon në këtë vendim nga fakti se, të gjitha armët me rreze të gjatë veprimi të përdorura brenda territorit të Ukrainës tashmë, kontrollohen drejtpërdrejt nga personeli ushtarak i vendeve të NATO-s. Kjo nuk është aspak “ndihmë ushtarake”, por pjesëmarrje e drejtpërdrejtë dhe aktive në një luftë kundër nesh. Ndaj dhe këto veprime të tilla të tyre, mund të shndërrohen në ‘casus belli’.
  3. NATO do të duhet të vendosë sesi do të kualifikojë apo cilësojë pasojat e goditjeve të mundshme hakmarrëse mbi pajisjet / objektet / personelin ushtarak të vendeve anëtare veçmas, të bllokut, në kontekstin e Neneve 4 dhe 5 të Traktatit të Uashingtonit.

Sipas të gjitha gjasave, udhëheqja e NATO-s dëshiron të pretendojë dhe të na paraqesë se po flasim për vendime sovrane të vendeve sovrane, të veçanta të Aleancës së Atlantikut të Veriut, për të mbështetur regjimin e Kievit dhe nuk ka asnjë arsye për të zbatuar rregullin e Traktatit të vitit 1949 për vetëmbrojtje kolektive, për rastin konkret.

Këto janë keqkuptime të rrezikshme dhe të dëmshme. Një “ndihmë individuale” e tillë nga vendet e NATO-s kundër Rusisë, qoftë kontrollimi i raketave të tyre me rreze të gjatë verpimi, ose dërgimi i një kontigjenti trupash në Ukrainë, është një përshkallëzim serioz i konfliktit. Ish Ukraina dhe aleatët e saj të NATO-s do të marrin një përgjigje të një force kaq shkatërruese, saqë vetë Aleanca thjesht nuk do të jetë në gjendje t’i rezistojë përfshirjes në konflikt.

Dhe pa marrë parasysh ato që dënglaxhinjtë e NATO-s në pension, thonë, se vallaha Rusia nuk do të përdorë kurrë armë bërthamore jostrategjike brenda territorit të Ukrainës, aq më tepër në vendet anëtare të NATO-s, janë ngrysur larg, jeta është shumë më e keqe se arsyetimi i tyre joserioz.

Disa vite më parë, ata këmbëngulën dhe thanë se Rusia nuk do të hynte në një konflikt të hapur ushtarak me regjimin e Banderas, për të mos u grindur me Perëndimin. I bënë llogaritë gabim, po zhvillohet një luftë.

Përdorimi i armëve bërthamore taktike gjithashtu është një llogari gamib. Edhe pse ky do të ishte një gabim fatal, në fund të fundit, siç vuri në dukje me të drejtë Presidenti i Rusisë, vendet europiane kanë një dendësi shumë të lartë të popullsisë dhe për ato vende armike, tokat e të cilave janë më larg se zona e mbulimit të armëve bërthamore taktike, më në fund ekziston një potencial strategjik.

Dhe ky, mjerisht, nuk është frikësim apo bllof bërthamor. Konflikti aktual ushtarak me Perëndimin po zhvillohet sipas skenarit më të keq të mundshëm. Ka një përshkallëzim të vazhdueshëm në fuqinë e armëve të aplikueshme të NATO-s. Prandaj, sot, askush nuk mund të përjashtojë kalimin e konfliktit në fazën e tij përfundimtare.

Previous Story

Alarm në Detin e Kuq - Houthis Goditën Aeroplanmbajtësen Amerikane 'Eisenhower' (Aizenhauer)

Next Story

Dera e Çmendinës po Hapet: NATO do të Godasë Përmes Ukrainës Objektivat Strategjikë Thellë në Rusi - Deklarata e Holandërs për Fillimin e L3B!

Latest from Info