Rrëfimi i Anthony Fauci për Covid-19

/

Burgosën gjithë njerëzimin me prova të rreme, teksa nuk kishte asnjë kërcënim real!

Fauci ndoshta rrezikon edhe burgun.

Dr. Anthony Fauci, ish mjeku më i lartë amerikan në fushatën kundër pandemisë së koronavirusit, zbuloi në dëshminë e tij të fundit para një Komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve se ai shpiku rregullat e distancimit shoqëror dhe domosdoshmërinë e mbajtjes së maskave për fëmijët, pa ndonjë provë të fortë shkencore!

Rrëfimi shkaktoi një stuhi reagimesh, veçanërisht nga republikanët, të cilët e fajësojnë atë për shkatërrimin e shkaktuar nga pandemia.

Sipas dëshmisë së tij, Fauci tha se rregulli i distancës sociale prej disa metrash “thjesht doli” dhe se ai nuk mban mend të ketë parë ndonjë studim specifik që mbështeste udhëzimin.

Ky zbulim vjen për të forcuar dyshimet se, masat e vendosura gjatë pandemisë ishin arbitrare dhe pa bazë të mjaftueshme shkencore.

Këto masa patën efekte negative të theksuara, veçanërisht për fëmijët. Studimet kanë treguar se përdorimi i detyrueshëm i maskës ka ndikuar negativisht në mësimin dhe zhvillimin e fëmijëve.

Një studim i Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH) raportoi se përdorimi i maskave kishte një efekt “shumë negativ” për mësimin dhe shkrimin nga ana e fëmijëve.

Distancimi social shkaktoi edhe probleme psikologjike, si depresioni dhe ankthi.

Rrëfimi i Faucit shkaktoi reagime të forta politike, 4 vite pas çmendurisë “pandemi”.


Republikanët e akuzojnë Fauci-n për bashkëpunim me Kinën për të përhapur virusin dhe për përpjekje për të mbuluar gjurmët.

Komiteti Republikan për Origjinën e Koronavirusit pretendon se gjatë mandatit të tij, paratë e taksapaguesve amerikanë iu dhanë përmes granteve laboratorit të koronavirusit në Wuhan për eksperimente që çuan në përhapjen e Covid-19.

Rrëfimi i Anthony Fauci zbulon mungesën e bazës shkencore për masat e vendosura gjatë pandemisë, duke ngritur dyshime serioze për besueshmërinë e autoriteteve shëndetësore dhe vendimet e tyre në SHBA.

Degëzimet politike janë të mëdha dhe vetë Fauci është në rrezik burgu për vendimet e tij, pasi republikanët vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën për origjinën dhe menaxhimin e pandemisë.

Previous Story

Paralajmërimi i B. Putin: "Kujdes Vendet e Vogla të NATO-s me Popullsi të Dendur" - Nuk do t'i Rezistojnë Një Sulmi Bërthamor!

Next Story

Zjarret e Mëdha në Izraelin Verior Pas Sulmeve të Hezbollahut (video)

Latest from Info