Pyetjet rreth boshllëqeve të sigurisë po rriten!
Pyetjet rreth boshllëqeve të sigurisë në fjalimin e Donald Trump mbeten dhe autoritetet e vendit janë nën presion të madh.
Pretendimi thotë se masat e sigurisë së Trump ishin të pamjaftueshme, pasi atyre u mungonin burimet dhe fuqia punëtore, të cilat dyshohet se u përdorën në një aktivitet të Biden, të mbajtur në të njëjtën kohë në Pittsburgh, që është gjithashtu në Pensilvani!
Të paktën kështu pretendon Susan Crabtree e RealClearPolitics.
Crabtree pretendon se ka folur me njerëz, mesa duket brenda Shërbimit Sekret, të cilët thanë se Trump ishte i privuar nga siguria e duhur sepse Shërbimi Sekret kishte marrë staf dhe burime atje për të rritur sigurinë në një aktivitet të Jill Biden.
Crabtree i bëri këto akuza në Twitter:
“Ky është problemi që raportuan burimet e mia ekskluzive: burimet e Shërbimit Sekret u devijuan në ngjarjen e Jill Biden dhe u larguan nga Trump, sepse ata ndoqën protokollin e agjencisë në fuqi për Trump, si ish president, sipas dy burimeve të komunitetit të Shërbimeve Sekrete.
Kishte gjithashtu shumë agjentë shtesë, me oficerë të ndryshëm (jo skuadra e rregullt e Trump) që kishin marrë përsipër sigurinë në tubimin e tij, pasi skuadra e rregullt e Trumpit ishte zhvendosur (disa punojnë 7 ditë rresht) dhe ka vetëm dy snajper. Por Trump nuk është thjesht një ish president, ai është i pari në historinë moderne që rikandidon për president dhe që ka qenë në qendër të disa ndjekjeve penale dhe polemikave (…). Kush e mori vendimin për të devijuar burimet humnae të sigurisë për aktivitetin e Jill Biden?”
Zonja e Parë foli në një ngjarje në Pittsburgh që filloi në të njëjtën kohë, në orën 17:00, me mitingun e Trump, sipas CBS!
Pretendimet e Crabtree ende nuk janë konfirmuar, por pyetje të rëndësishme janë ngritur në lidhje me përshtatshmërinë e detajeve të sigurisë së Trump në ditën e tentativës për vrasje.