Gjykata e Lartë e BE-së dënon Ursula von der Leyen për Blerjet e Vaksinës Covid-19: “Kontratat Nuk Janë Transparente”!

/

Parlamenti Europian do të vendosë nesër nëse ajo do të zgjidhet sërish në postin e Presidentes së Komisionit.

Gjykata e Lartë e Bashkimit Europian mori një vendim shumë të rëndësishëm, mbi bazën e të cilit dënon Ursula von der Leyen pasi, kontratat që ajo ka nënshkruar për vaksinat kundër Covid-19 “janë të errëta, jo transparente”, vetëm një ditë para votimit, në të cilën ajo do të vendoset nëse do të vazhdojë të jetë kryetare e Komisionit!

Politikisht goditja për von der Leyen është e madhe. Nëse votohet për vazhdimin e mandatit të saj presidencial, ata që do ta votojnë janë përgjegjës.

Konkretisht, Gjykata e Lartë e Bashkimit Europian vendosi se Komisioni Europian nuk i ofroi publikut “akses të mjaftueshëm” në kontratat e vaksinës Covid-19, duke gjetur “parregullsi në justifikimin e blerjeve për korrigjimin e pjesëve të dokumentacioneve”.

Ursula von der Leyen duhet të sigurojë mbështetjen e 361 eurodeputetëve të enjten për të vazhduar si kryetare e Komisionit.

Sipas Politico rasti është paraqitur nga një grup deputetësh të “Green” (të Gjelbërit), të cilët kanë paraqitur kërkesa për akses në kontratat e vaksinave për të kuptuar marrëveshjen midis Komisionit dhe prodhuesve të vaksinave Covid-19, në vitin 2021.

Komisioni ra dakord të sigurojë akses të pjesshëm në disa kontrata, duke argumentuar se disa seksione janë modifikuar për të mbrojtur interesat komerciale, ose për çështje të privatësisë!

Domethënë Komisioni Europian na paska edhe çështje private me paratë dhe taksat publike.

Për këtë arsye, eurodeputetët e çuan Komisionin në Gjykatë.

Gjykata e Lartë e BE-së vendosi se vendimi i Komisionit për fshirjen e pjesëve të marrëveshjeve përmbën “parregullsi” dhe zbuloi se Komisioni “nuk tregoi kontratat dhe nuk dha aksesi më të gjerë në këto klauzola, pasi do të minonte në fakt interesat tregtare të këtyre kompanive”.

SKANDAL!

Previous Story

Kina e Maos në Vitin 1949 mbi Themelimin e NATO-s - Vështrim Pas, në Kohë!

Next Story

Biden: "Nëse Lind Një Arsye Serioze Mjekësore, do të Tërhiqem!"

Latest from Info