Iran: “Objektivi i Dronit që Goditi Tel Avivin Ishte Ambasada Amerikane – Nuk u Godit për 100 Metra”!

/

Izraelitët ende përpiqen të kuptojnë sesi Houthi-t bombarduan qendrën e Tel Avivit.

Mediat iraniane zbuluan pak kohë më parë se objektivi i vërtetë i bombardimit të sotëm të Tel Avivit, nga Huthi shiitë, ishte ambasada amerikane!

Konkretisht, sulmi i cili u krye me një dron Simad 3 (prodhim iranian), goditi një ndërtesë në rrugën Yarkon në Tel Aviv në numrin 21, pranë një sheshi qendror ndërsa ambasada amerikane ndodhet në numrin 71, në të njëjtën rrugë, vetëm 100 metra larg!

Nëse ajo që thonë iranianët është e vërtetë, atëherë operacioni Houthi ka dështuar.

Megjithatë, fakti që ata arritën të godasin Tel Avivin me një dron, i cili udhëtoi një distancë disproporcionale të gjatë nga Jemeni (mbi 2,300 kilometra) dhe nuk u zbulua nga mbrojtja ajrore izraelite, është padyshim një arritje e madhe për Houthit.

Veprimi i tyre mund të kishte një rezultat shumë të pakëndshëm për ambasadën amerikane. Mesa duket, ata kanë gabuar me ndërtesën dhe kalkulimin e saj.

Bëhet e ditur se nga sulmi një person ka humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur.

Ajo që ka bërë përshtypje të madhe është fakti se njëmbëdhjetë orë pas sulmit, izraelitët ende po hetojnë sesi u krye ai!

Houthit pretenduan se kishin përdorur një dron të ri “të aftë të anashkalojë sistemet e përgjimit dhe të mos zbulohet nga radarët”.

Ushtria izraelite tha se po heton dhe do të përcaktojë pse sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit nuk u aktivizuan për të kapur “objektivin ajror”.

“Ne po flasim për një UAV të madh [mjet ajrore pa pilot] që mund të fluturojë në distanca të gjata”, tha një zyrtar ushtarak në një konferencë për gazetarët pas sulmit.

“Nuk po përjashtojmë asnjë mundësi në këtë moment”.

Forcat Ajrore izraelite kanë shtuar patrullimet për “të mbrojtur qiejt e vendit”, tha IDF në një postim në mediat sociale.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad u zotua për hakmarrje.

“Do të lajmë llogarinë me këdo që dëmton shtetin e Izraelit, ose ushtron terror kundër tij”, tha Gallad.

Policia izraelite tha se trupi i një burri u gjet në një apartament pranë shpërthimit.

Duke raportuar nga Doha, Katar, Mohamed Jamjoom, i Al Jazeera tha se sulmi ka krijuar një valë të re shqetësimi në Izrael.

Previous Story

Huthi Bombarduan në Tel Avivin (video)!

Next Story

Sisteme në Banka, Linja Ajrore & Media, në Mbarë Botën Janë Jashtë Funksioni, Për Shkak të Një Problemi me Windows!

Latest from Info