Cilët & Pse e Kryqëzuan Krishtin?

/

Cilët persona e çuan Krishtin në kryqëzim dhe pse e bënë? Çfarë roli luajti “mbledhja e madhe” dhe nga cilët përbëhej ajo? Pse farisenjtë morën pjesë në këto ngjarje?

Është e ditur se jo të gjithë e dimë pse u kryqëzua Krishti dhe se cilët e çuan atë drejt vdekjes.

Ka shumë njerëz, nëse jo shumica, që kanë dëgjuar për këtë ngjarje përcaktuese për njerëzimin, por nuk e dinë me të vërtetë sesi ndodhi, ose ndoshta pse ndodhi dhe sigurisht nuk dinë motivet e atyre që luajtën një rol në këtë rast.

Dikush mund të thotë, “e përse, ka ndonjë arsye që më duhet ta di?” Sigurisht që ka!

Për çdo person që beson në Jezu Krishtin dhe në Ringjalljen e Tij, është jo vetëm mirë, por edhe e nevojshme, të dijë saktësisht se çfarë ka ndodhur, pasi nuk mund të besoni në diçka që nuk e dini, nuk e njohni.

Nga ana tjetër, është më shumë se përplotësuese të dish për atë tek i cili beson. Pra, pse u bë kryqëzimi? Kush i shtyu ngjarjet në këtë drejtim dhe çfarë interesi kishin?

Fraksionet fetare

Në kohën kur Jezusi po fliste publikisht me njerëzit, në Izrael kishte tre fraksione kryesore fetare që luanin një rol kyç në të përbashkëtat e vendit.

Essenët, legalistë të ashpër (mbrojtës fanatikë të ligjit të Moisiut) jetonin në thelb të izoluar nga pjesa tjetër e njerëzve, ndërsa besonin se Mesia do të vinte posaçërisht për ta.

Farisenjtë e mirënjohur kishin ndikim të madh mbi masat dhe e konsideronin veten të veçantë, të drejtë dhe të përsosur. Ata i përbuznin njerëzit, të cilëve u paraqiteshin si të ishin persona me shenjtëri të paarritshme dhe të pakrahasueshme, ndërsa në realitet karakterizoheshin nga hipokrizia, formalizmi dhe pandjeshmëria.

Poli i tretë ishin saducenjtë. Po aq legalistë, ata i kushtonin një rëndësi të madhe ritualeve, ishin në konflikt të përhershëm me farisenjtë përsa i përket interpretimit të ligjit të Moisiut dhe pavarësisht se kishin një profil konservator dhe donin të ruanin detyrat e tyre priftërore, ata nuk e pranuan fjalën profetike, as nuk besonin në ringjalljen e të vdekurve.

Autoriteti fetar

Dy fraksionet e fundit (farisenjtë dhe saducenjtë) formuan Mbledhjen e Madhe, këshillin më të lartë legjislativ dhe fetar që funksiononte edhe si gjykatë supreme.

Presidenti i kësaj konference të madhe ishte kryeprifti, pasi kishte detyrën më të lartë priftërore. Konkretisht, në vitin kur Jezusi u dënua me kryqëzim, kryeprifti ishte gjithashtu Kajafa i njohur, i emëruar në këtë detyrë nga komisioneri romak Valerius Gratos, në vitin 18 pas Krishtit. Kjo gjykatë-konferencë e dënoi Jezusin me vdekje, në një fiasko dhe gjykim të shkurtuar.

Dritën jeshile për ekzekutimin e këtij dënimi, natyrisht, e dha Ponc Pilati, komisar romak në Jude, pasi hebrenjtë, duke qenë provincë romake, nuk kishin të drejtë ta bënin vetë një gjë të tillë. Sigurisht që nuk mund të injorojmë qëndrimin e rëndësishëm të njerëzve të thjeshtë, të cilët të ndikuar me mjeshtëri nga priftërinjtë dhe pleqtë, më në fund e kundërshtuan Jezusin, madje duke thirrur fjalët famëkeqe: “Kryqëzoje atë” (Joani 19:15).

Shërbesa e Jezusit

Jezusi që në moshë shumë të hershme literalisht filloi t’i mësojë njerëzit, duke folur në publik dhe duke bërë përshtypje të madhe dhe gjithashtu duke shkaktuar frikë për këdo që e dëgjonte Atë.

Tipike është ngjarja ku dymbëdhjetëvjeçari i atëhershëm Jezus, iu kish ikur Jozefit dhe Marisë, të cilët e kërkojnë furishëm për tre ditë dhe më në fund e gjejnë në Jerusalem, konkretisht në tempull, i ulur mes mësuesve të ligjit, teksa ata e pyesin: “Dhe pas tri ditësh e gjetën në faltore, të ulur midis mësuesve të ligjit, duke i dëgjuar dhe duke u bërë pyetje. Dhe të gjithë ata që e dëgjuan u mahnitën nga mençuria dhe përgjigjet e tij” (Luka 2:46-47).

E çuditshme për një fëmijë dymbëdhjetë vjeçar ishte përgjigjja që morën që Jozefi dhe Maria, kur e pyetën Jezuin, pse e bëri këtë: “Dhe kur e panë, u mahnitën dhe nëna e tij i tha: Biri ynë, pse na e ke bërë këtë gjë? Ja, unë dhe babai yt të kemi kërkuar me dhimbje. Dhe ai u tha atyre: Pse më kërkoni mua? A nuk e dini se unë duhet të jem në shtëpinë e Atit tim?” (Luka 2:48-49). Kjo sigurisht ishte vetëm shenja e parë dhe vetëm një ngjarje e izoluar.

Jezui duhej të priste, pasi ligji hebraik nuk e lejonte një person të dilte në publik dhe të mbante fjalim para moshës tridhjetë vjeç. Në fakt, numri i paraqitjeve publike që i takonte një çifuti para të tridhjetave ishte tre.

Në ditën e tetë të lindjes së tij, në të dyzetat dhe në të dymbëdhjetën. Atëherë ishte rreptësisht e ndaluar. Kjo është gjithashtu përgjigja se përse jeta e Jezuit nuk shfaqet deri në të tridhjetat e tij.

Duke dashur ta mbajë ligjin në të gjitha aspektet, Jezusi i fillon fjalimet dhe ndërhyrjet e Tij publike pasi mbushi moshën tridhjetë vjeç. Nga ai moment fillon numërimi mbrapsht për Të dhe po ashtu makthi i krerëve fetarë të kohës.

Pakënaqësia e farisenjve ndaj Jezuit

Që në çastet e para të veprimtarisë publike të Jezuit, shumë njerëz u shqetësuan nga prania e Tij dhe nga ajo që Ai tha dhe bëri. Jezui foli në një mënyrë të ndryshme nga ajo e farisenjve, që e quanin Atë një njeri të popullit, sepse njerëzit e dëgjonin të mahnitur çdo fjalë të Tij dhe habiteshin vazhdimisht nga mrekullitë e Tij të njëpasnjëshme.

Ndërsa nga ana tjetër, farisenjtë nuk hezituan në një moment ta paraqesin atë si zot të demonëve, sepse ai shëroi një të demonizuar (Mateu 9:32-34).

Madje, shumë herë ata kërkuan ta fusnin në kurth duke i bërë pyetje tinzare dhe çdo herë merrnin një përgjigje verbale, që i ekspozonte në mënyrë të pariparueshme para njerëzve (Mateu 22:15-22).

Shëmbëlltyrat e Jezuit shpesh i shënjestruan me rezultat që në një moment, ata vetë, nuk mund të duronin të dëgjonin të vërtetën dhe madje donin ta arrestonin Atë (Mateu 21:45-46).

Një rol vendimtar luajti edhe sulmi i drejtpërdrejtë i Jezuit ndaj farisenjve tepër hipokritë, me fjalë të zjarrta (Mateu 23:13-38) dhe në përgjithësi mësimi i Tij, i cili ndër të tjera, preku thellë zemrat e njerëzve të thjeshtë dhe të të gjithë atyre që sihin të apasionuar pas Tij.

“Verbëria” e farisenjve

Gjërat “e pabesueshme” që bëri Jezui mes njerëzve, si shërimi i të verbërve, të paralizuarve dhe ringjallja e të vdekurve, e bënë Atë jo vetëm të pëlqyer nga njerëzit, por disa prej tyre kishin ndërmend ta mirosnin si mbret (Joani 6:15).

E gjithë kjo rezultoi në rritjen e ndikimit të Jezuit në masat popullore, por në të njëjtën kohë ai ekspozoi sistemin fetar dhe përfaqësuesit e tij.

Pas njëfarë kohe, Krishti ishte bërë i urryer jo vetëm brenda mbledhjes së madhe, por edhe midis gjithë priftërinjve dhe pleqve, të cilët deri atëherë gëzonin respektin dhe vlerësimin e popullit, qoftë edhe sipërfaqësisht. Në vend që të prekeshin nga fjalët e së vërtetës që tha Jezui dhe nga mrekullitë e vërteta që ai bëri mes tyre, ata u “verbuan” nga urrejtja, duke shpërfillur edhe profecitë që i referoheshin Mesisë.

Zhvillimet

Atëherë, më pas pra, gjthçka ishte çështje kohe. Vendimi për të vrarë Krishtin ishte marrë tashmë jo formalisht dhe gjithçka që mbetej ishte shkaku, arsyeja e arrestimit të Tij. Zhvillimet që pasuan janë pak a shumë të njohura për të gjithë.

Ironia është se hebrenjtë prisnin Mesian. Nuk ishte diçka e panjohur për ta, aq më pak për mësuesit e ligjit dhe ata që ishin të përfshirë drejtpërdrejt me Shkrimet.

Profetët folën qartë për ardhjen e Atij që pothuajse e “fotografuan” me përshkrimet e tyre dhe që veçanërisht priftërinjtë dhe pleqtë duhet ta njihnin Atë që në fillim. Por faktet kanë rëndësi, Jezui u dënua me vdekje me akuzën e blasfemisë:

“Dhe Jezusi heshti. Dhe kryeprifti, duke u përgjigjur, i tha: ”Të përbetoj për Perëndinë e gjallë të na thuash nëse je Krishti, Biri i Perëndisë”. Jezui i tha: Ti e the këtë, por unë po të them: Në të ardhmen, ti do ta shohësh Birin e njeriut të ulur në të djathtën e pushtetit dhe duke ardhur mbi retë e qiellit. Atëherë kryeprifti grisi rrobat e tij, duke thënë: “Ai po blasfemon, çfarë kemi nevojë për dëshmitarë?” Ja, tani e keni dëgjuar blasfeminë e tij? Dhe ata u përgjigjën dhe thanë: Ai është fajtor për vdekje” (Mateu 26:63-66).

Previous Story

Niveli i Pagave në Europë - Renditja e Shqipërisë

Next Story

Elon Musk “i Jep Fund” Kandidaturës së Kamala Harris me Një Video Shokuese!

Latest from Info