A e nënshkroi Biden letrën e dorëheqjes?
Tërheqja e Joe Biden nga gara presidenciale para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit shkaktoi një “tërmet” politik në Shtetet e Bashkuara.
Shtëpia e Bardhë përsëriti se presidenti “pret me padurim të përfundojë mandatin e tij” kur u pyet në lidhje me disa republikanë të Kongresit, që po bëjnë thirrje që ai të largohet, ndërsa kreu i shtetit amerikan nënvizoi qëndrimin e tij fillestar, se ai do të përfundojë mandatin e tij.
Megjithatë, teoritë për presidentin Biden tashmë po rivitalizohen, madje disa prej tyre flasin për një problem serioz shëndetësor, disa shkruajnë për një “sëmundje të pashërueshme” të Presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Miliarderi Bill Ackman ndau një postim nga një përdorues i mediave sociale që thoshte:
“Unë nuk bëj teori konspirative, por mungesa e ndonjë fotografie apo prove që presidenti Biden ka nënshkruar letrën, apo edhe mungesa e një mesazhi të shkurtër në kamera, është fakt shqetësues”.
Vëllai i Biden përmendi shëndetin e Presidentit, si një nga arsyet e tërheqjes nga gara presidenciale.
“Ndihem shumë krenar për vëllanë tim. Duke menduar me egoizëm, do ta ktheja, që të shijonim sado kohë që na mbetej”, theksoi ai.