I vetmi që i paraprin kandidates blu Kamala Harris, është ai, thotë Reuters.
Mbizotërimi i ish presidentit amerikan dhe kandidatit aktual të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024, Donald Trump është dërrmues në të gjitha sondazhet e kryera në SHBA, kundrejt kandidates Kamala Harris, deri dhe në plus 8 pikë diferencë.
Trump kryeson në pothuajse 70 sondazhe të bëra në të gjithë SHBA-në, me zëvendëspresidenten amerikane të jetë përpara vetëm në një prej sondazheve dhe e merrni me mend mirë, ky është sondazhi i famshëm i Reuters dhe Ipsos, që transmetohet nga të gjitha mediat sistemike në të gjithë Europën, me vullnet dhe program strikt proppagande.
Megjithatë, duhet theksuar se Kamala Harris nuk ka marrë ende “vajosjen”, aprovimin zyrtar të kandidimit, që pritet të bëhet në fund të gushtit nga data 19 deri më 22 të muajit.
E njëjta gjë po ndodh në shtetet kryesore që nxjerrin fitues kandidati Trump, megjithëse sondazhet nuk janë bërë që nga dorëheqja e presidentit Biden.
Në këto dhete Trump ishte përpara Joe Biden me 44%-41% (Michigan), 47.8%-43.3% (Pensilvani), 46.2%-42.2% (Gjeorgjia), ndërsa në Nevada Arizona dhe Wisconsin Trump kryeson në sondazhet e reja, përpara Harris.