Me urdhër të presidentit dhe ministrit të linjës, Turqia bllokoi aplikacionin / platformën Instagram për territorin e Republikës së Turqisë.
Pse? Sepse Instagrami gjatë 2 ditëve të fundit bllokonte dhe largoonte nga platforma postime pro Hamas-it, kundër Izraelit, pro iranianëve dhe Hejzbollah-ut, kundër goditjeve të Izraelit, pro Palestinës dhe kundër bombardimeve të izraelitëve.
Teksa me mijëra postime dhe komente bllokoheshin, presidenti turk, pasi u infomua për fenomenin nga personat përgjegjës, vendosi të ndërmerrte ndaj Instagram-it të njëjtën masë, bllokimin e platformës për përdoruesit e saj në Truqi.
Të tilla vendime arbitrare, kundrejt një tjetër arbitrariteti, që në fund të fundit çensuson fjalën dhe cënon lirinë e saj, është jo vetëm i drejtë, por i duhur për të ndëshkuar platformën, që në fakt nuk ka asnjë të drejtë juridike, nuk i është dhënë asnjë e drejtë juridike për të gjykuar mbi tekstin e postimeve dhe përshtatshmërinë e tij.
Veprimet e platformës Instagram janë të njëanshme, për inerci Erdogan ka marrë vendimin e duhur.
Pavarësisht rezervave që mund të kemi ndaj këtij personazhi në politikën globale, kur merr vendime të qëna, duhet ta duartrokasim dhe t’u bëjmë thirrje edhe udhëheqësve tanë, për të ndërmarrë të njëjtat vendime ndaj platformave që janë bërë vrasëse të fjalës së lirë dhe mendimit të pavarur.