Çfarë Thotë ‘Alexa Amazon’ (Google)? U Godit Trump me Plumb, Po apo Jo?

/

Amazon Alexa, ose, Alexa, është një teknologji asistence virtuale, e bazuar kryesisht në një sintetizues të të folurit të quajtur ‘Ivona’, i blerë nga Amazon në vitin 2013. Ajo u përdor për herë të parë në altoparlantin inteligjent Amazon Echo dhe altoparlantët Echo Dot, Echo Studio dhe Amazon Tap të zhvilluara nga Amazon Lab126.

Alexa e Amazon (Google) thotë se Trump nuk është gjaujtur as me armë, për rrjedhojë as me plum.

Disa i kërkuan asistencës teknologjike ‘Amazon Alexa’ t’u bënte të qartë, apo me dije nëse Presidentit Trump i ishte bërë atentat apo jo më 13 korrik, dhe ajo u përgjigj negativisht.

Alexa është krijesë e GOOGLE.

Zëri qarkullon gjithandej në rrjete ku Alexa-s i drejtohet pyetje: “U qëllua realisht Trump-i?”

Bot-i përgjigjet: “Jo, Donald Trump nuk u qëllua me të vërtetë”, duke shtuar “ka patur dy tentativa vrasjeje për Donald Trump, një në vitin 2016 dhe një tjetër në vitin 2024. Në të dyja rastet atentatori u neutralizua dhe u arrestua nga forcat e sigurisë”.

Dhe pas këtij informacioni audio nga Alexa amazon, përdoruesit e rrjeteve, qytetarë anë e mbanë globit po rikthejnë në kujtesë atentatin, plumbin që i “rrëmbeu” veshin ish presidentit Trump, më pas tamponin, apo fashën me të cilin e mbajti mbuluar për pak ditë dhe në fund një pjesë e madhe e dyshuesve kërkojnë që Trump të tregojë plagën, shenjën që ka lënë plumbi në veshin e tij, për të kundërshtuar pra pohimin e Alexa Amazon.

Ata që lehtësisht ndikohen nga çdo informacion që qarkullon dhe të nxitur nga kundërshtarët e Trump filluan të thonë se bëhet fjalë për një “atentat të stisur”!

Gjykimi tani më i gjithësecilit!

Teknologjia është e dobishme vërtet, një instrument në funksion të njeriut dhe në shërbim të tij, por është mirë që të mos vendoset mbi arsyen.

Previous Story

Bombë Megaton - 8 Mjekët Pasagjerë në Avionin që u Rrëzua në Brazil Kishin Bërë Zbulimin e Shekullit...

Next Story

Mos e Dhëntë Zoti të Skuqë në Nëntor, "Komunizmi" Blu!

Latest from Info

Drejt Një Feje Universale

Ekumenizmi fetar, i cili manifestohet përmes takimeve ndërkristiane dhe ndërfetare, synon të gërryejë ngadalë fetë e