Origjina e errët e rivendosjes së madhe, kapitali i madh, diktatura distopike e OKB-së dhe luçiferizmi.
Është e rëndësishme të kuptohet se në programin e famshëm të Klaus Schwab, “The Great Reset” për botën, nuk ka asnjë ide të vetme të re, apo origjinale të tijën, gjithçka e ka të lënë, të mbartur, të trashëguar, porosi për zbatim.
As axhenda e Revolucionit të Katërt Industrial nuk është e tij, as pretendimi i tij se ka shpikur konceptin e “kapitalizmit aksionar”.
Schwab është pak më shumë se një agjent i aftë i marrëdhënieve me publikun të një axhende teknokratike globale, një njësi e partneritetit të pushtetit të korporatës me qeverinë, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, një axhendë origjina e së cilës daton në fillim të viteve 1970 dhe më herët.
“The Great Reset” e Davos-it është thjesht plani i përditësuar për një diktaturë globale distopike, të kontrolluar nga OKB-ja, të zhvilluar gjatë dekadave. Lojtarët kryesorë ishin David Rockefeller dhe mbrojtësi i tij, Maurice Strong.
Në fillim të viteve 1970, nuk kishte asnjë njeri më me ndikim në politikën botërore sesa jetëndërruari David Rockefeller, i njohur atëherë si Kryetari i Chase Manhattan Bank.
Krijimi i një shembulli të ri
Në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970, qarqet ndërkombëtare të lidhura drejtpërdrejt me David Rockefeller krijuan një grup të të iluminuarve të organizatave elitiste, grupeve të mendimit dhe koncepteve.
Midis tyre ishin Klubi i Romës dhe studimi i tij i sponsorizuar nga MIT “The Limits to Growth”, organizata “1001: A Nature Trust” (një ‘besim’ për natyrën që ishte i lidhur me Fondin e mirënjohur Botëror të Kafshëve të Egra – WWF), Konferencat e Stokholmit të Kombeve të Bashkuara për Ditën e Tokës dhe Komisioni Trilateral i David Rockefeller.
Klubi i Romës
Në vitin 1968, David Rockefeller themeloi “Klubin e Romës”, një institut mendimi neo-maltuzian, së bashku me manjatin dhe “filantropistin” italian Aurelio Peccei, si dhe inxhinierin kimik britanik Alexander King.
RIO en Club van Rome in Rotterdam; 3, 6: Tinbergen 4, 5: Peccei
*19 oktober 1976
Peccei ishte drejtor i kompanisë së makinave Fiat, në pronësi të familjes së fuqishme italiane Agnelli. Peccei i përkiste gjithashtu Klubit Bilderberg, ishte anëtar bordi i Këshillit Atlantik dhe çuditërisht për atë kohë, një anëtar themelues i Unionit Ndërkombëtar të Islamit dhe Perëndimit me qendër në Gjenevë.
Gianni Agnelli i Fiat ishte një mik i ngushtë i David Rockefeller dhe një anëtar i Bordit Këshillimor Ndërkombëtar të bankës Rockefeller’s Chase Manhattan. Agnelli dhe Rockefeller kishin qenë miq të ngushtë që nga viti 1957. Agnelli u bë një anëtar themelues i Komisionit Trilateral të David Rockefeller në vitin 1973.
Alexander King, kreu i programit shkencor të OECD-së, ishte gjithashtu këshilltar i NATO-s. Ky ishte fillimi i asaj që do të bëhej slogani neo-maltuzian, “populli ndot”.
Në vitin 1971, Klubi i Romës publikoi studimin me të meta të thella me titull: “Kufijtë e Rritjes”, i cili parashikoi fundin e qytetërimit siç e njohnim, për shkak të rritjes së shpejtë të popullsisë, të kombinuar me shterimin e burimeve jo të rinovueshme, si nafta.
Raporti arriti në përfundimin se pa ndryshime thelbësore në konsumin e burimeve, rezultati më i mundshëm do të jetë një rënie mjaft e papritur dhe e pakontrolluar si në popullatë, ashtu edhe në kapacitet industrial.
Bazuar në simulimet tallëse përmes modeleve kompjuterike matematikore të kryera nga grupi i shkencëtarëve kompjuterikë të quajtur System Dynamics Group në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (MIT), që Agnelli financoi bujarisht, studimi bëri një parashikim të guximshëm: “Nëse tendencat aktuale të rritjes së popullsisë, industrializimi, ndotja, prodhimi i ushqimit dhe varfërimi i burimeve vazhdojnë pa u ndalur, kufijtë e zhvillimit në këtë planet do të preken diku brenda njëqind viteve të ardhshëm”.
Kjo ndodhi në vitin 1971. Në vitin 1973, Klaus Schwab, në Takimin e 3-të Vjetor të Liderëve të Biznesit në Davos, e ftoi Peccei-n në Davos për të prezantuar “Kufijtë e Rritjes” drejt CEO-ve të mbledhur të kompanive më të mëdha.
Në vitin 1974, Klubi i Romës deklaroi me guxim: “Toka vuan nga kanceri, por kanceri është njeriu… Bota po përballet me një grup të pahasur më parë problemesh globale të ndërlidhura, si mbipopullimi, mungesa e ushqimit, varfërimi i burimeve të parinovueshme (nafta etj.), degradimi i mjedisit dhe keqqeverisja”.
Kështu ata arritën në përfundimin se: “Nevojitet një ristrukturim horizontal i sistemit global. Për të zgjidhur problemin e energjisë, ushqimit dhe të tjerave, kërkohen ndryshime rrënjësore në shtresën normative, domethënë në sistemin e vlerave dhe në qëllimet njerëzore, me fjalë të tjera, ndryshime shoqërore dhe ndryshime në sjelljen individuale që janë të nevojshme për të bërë një tranzicion përsa i përket rritjes organike”.
Për më tepër, në të njëjtin raport “Njerëzimi në pikën e kthesës”, Klubi i Romës deklaroi si vijon:
“Rritja e ndërvarësisë midis kombeve dhe rajoneve duhet të përkthehet në pakësim të pavarësisë. Kombet nuk mund të jenë të ndërvarura nëse secili prej tyre nuk heq dorë nga një pjesë e pavarësisë së vet, ose të paktën nuk njeh kufijtë e tij. Tani është koha për të ndërtuar një Master Plan për rritje të qëndrueshme organike dhe zhvillim global, bazuar në shpërndarjen globale të të gjitha burimeve të fundme dhe një sistem të ri ekonomik global”.
Ky ishte formulimi fillestar i Axhendës famëkeqe “OKB 21”, e cila u shndërrua në “Agenda 2030” dhe “The Great Reset” të Forumit të Davos-it 2020.
David Rockefeller dhe Maurice Strong
Në fillim të viteve 1970, organizatori më me ndikim i programit “zero zhvillim” të David Rockefeller, ishte miku i tij prej kohësh, një pasardhës miliarder i një familje nafte të quajtur Maurice Strong.
Kanadezi M. Strong ishte një nga përkrahësit kryesorë të teorisë me të meta shkencore në emetimet e dioksidit të karbonit të prodhuara nga njeriu, nga automjetet e transportit, termocentralet me qymyr dhe bujqësia, që sipas tij po shkaktonin rritje dramatike dhe të përshpejtuar të temperaturës globale që kërcënon “planetin”, ajo e ashtuquajtura sot “ngrohja globale”.
Si president i konferencës së OKB-së në Stokholm për Ditën e Tokës në vitin 1972, Strong promovoi një axhendë për të reduktuar popullsinë dhe standardet e jetesës në mbarë botën, në mënyrë që të “shpëtohet mjedisi”.
Strong shprehu axhendën e tij radikale mjedisore: “A nuk është shpresa e vetme për planetin, që qytetërimet e industrializuara të shëmben? A nuk është përgjegjësia jonë ta arrijmë këtë?”
Pra, kjo është pikërisht ajo që po ndodh tani nën maskën e pandemisë famëkeqe globale të Covid-19 dhe varianteve të saj të panumërta.
Strong ishte një zgjedhje e çuditshme për të udhëhequr një iniciativë të madhe të OKB-së për të mobilizuar veprime mbi mjedisin, duke pasur parasysh se karriera e tij dhe pasuria e konsiderueshme ishin ndërtuar mbi shfrytëzimin e naftës, siç ishin pasuruar edhe David Rockefeller, apo Robert Anderson i Institutit Aspen, apo John Loudon i Shell dhe të tjerë.
Strong ishte takuar me David Rockefeller në vitin 1947 kur ai ishte ende një 18-vjeçar që e kishte braktisur shkollën e mesme dhe që atëherë karriera e tij ishte e lidhur me rrjetin e familjes Rockefeller.
Falë miqësisë së tij të sapogjetur me Rokfellerin, Strong-ut në moshën 18-vjeçare, iu dha një pozicion kyç në Kombet e Bashkuara nën arkëtarin e atëhershëm të OKB-së, Noah Monod.
Fondet e Kombeve të Bashkuara menaxhoheshin mjaft mirë nga banka Rockefellers’ Chase. Ishte një shembull tipik i modelit “të partneritetit publik-privat” të Strong, domethënë fitimi privat që dilte nga qeverisja publike.
Nga vitet 1960, Strong ishte bërë kryetar i konglomeratit të madh të energjisë dhe naftës në Montreal, të njohur si Power Corporation, në atë kohë në pronësi të të fuqishmit Paul Desmarais.
Sipas studiueses kanadeze Elaine Dewar, Power Corporation u përdor gjithashtu si një fond llucë politike, për të financuar fushatat zgjedhore të disa politikanëve kanadezë si Pierre Trudeau, babai i të mbrojturit të Forumit të Davos, Justin Trudeau (Elaine Dewar, op. f. 269-271).
Samiti i Ditës së Tokës dhe Samiti i Rios
Në vitin 1971, Strong u emërua Nënsekretar i Përgjithshëm i OKB-së në New York dhe Sekretar i Përgjithshëm i Samitit të parë të ardhshëm të Ditës së Tokës, Samitit të Kombeve të Bashkuara për Tokën që u mbajt në Stokholm, Suedi.
Atë vit ai u emërua gjithashtu administrues i besuar i Fondacionit Rockefeller, i cili kishte financuar nisjen e Ditës së Tokës në Stokholm. Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) u krijua në Stokholm nën udhëzimet e Strong.
Në vitin 1989, Strong u emërua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për të kryesuar Samitin e vitit 1992 të OKB-së për Mjedisin dhe Zhvillimin, ose UNCED (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin) mbajtur në Rio, duke mbikëqyrur hartimin “e mjedisit të qëndrueshëm” të objektivave të OKB-së, “Agenda 21” për Zhvillim të Qëndrueshëm, e cila formoi bazën e “The Great Reset” të Klaus Schwab, por edhe krijimin e Panelit Ndërqeveritar të OKB-së, për Ndryshimet Klimatike (IPCC).
Strong, i cili ishte gjithashtu në bordin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kishte rregulluar që Schwab të ishte një nga këshilltarët kryesorë në Samitin e Rios.
Si Sekretar i Përgjithshëm i Samitit të OKB-së në Rio, Strong gjithashtu ngarkoi Klubin e Romës të prodhonte një raport të titulluar “Revolucioni i Parë Botëror”, i autorizuar nga Alexander King, duke pranuar se pretendimi i ngrohjes globale nga dioksidi i karbonit, nuk ishte asgjë më shumë se një truk i shpikur për të detyruar sjelljen e njerëzve të ndryshojë:
“Armiku i përbashkët i njerëzimit është njeriu. Ndërsa ne po kërkonim një armik të ri për të na bashkuar, kishim idenë se ndotja, kërcënimi i ngrohjes globale, mungesa e ujit, uria dhe të ngjashme, do të bënin mashtrimin. Të gjitha këto rreziqe [do të themi se janë] të shkaktuara nga ndërhyrja njerëzore dhe se vetëm nëpërmjet ndryshimit të qëndrimit dhe sjelljes së njeriut mund të kapërcehen. Prandaj, armiku i vërtetë është vetë njerëzimi”.
Zëdhënësi i Presidentit Clinton në Rio, Timothy Wirth, pranoi të njëjtën gjë, duke thënë:
“Ne duhet të merremi me çështjen e ngrohjes globale. Edhe nëse teoria e ngrohjes është e gabuar, ne do të bëjmë gjënë e duhur përsa i përket politikës ekonomike dhe mjedisore”.
Në vitin 1992 në Rio, Strong prezantoi për herë të parë idenë tinëzare të një “shoqërie të qëndrueshme” të përcaktuar në kuptimin e qëllimit arbitrar të eliminimit të CO2 dhe të të ashtuquajturave “gazrat serë”. Në shtator 2015, në Romë, “Agenda 21” u riemërua “Agenda 2030”, me bekimet e Papës dhe 17 qëllimet e saj “të qëndrueshme”, të cilat përfshijnë:
“Toka, për shkak të natyrës së saj unike dhe rolit kritik që luan si vendbanim i njerëzve, nuk mund të trajtohet si një pasuri e zakonshme e kontrolluar nga individë dhe të jetë subjekt i presioneve dhe joefikasitetit të tregut. Gjithashtu, pronësia private e tokës është një mjet parësor i grumbullimit dhe përqendrimit të pasurisë, duke kontribuar kështu në padrejtësinë sociale…
Drejtësia sociale, rigjenerimi dhe zhvillimi urban, sigurimi i banesave të denja dhe kushteve të shëndetshme për popullatën, mund të arrihen vetëm nëse toka përdoret për të mirën e shoqërisë në tërësi”.
Shkurt, vetëm pronësia plebejane e tokës duhet të socializohet (shpronësim) për hir të “shoqërisë në tërësi”, një ide e njohur natyrisht në epokën sovjetike dhe një element kyç i “The Great Reset” të Davos-it.
Në Rio, ku Strong ishte President dhe Sekretar i Përgjithshëm, tha:
“Është e qartë se stili aktual i jetesës dhe modelet e konsumit të klasës së mesme të pasur, të cilat përfshijnë konsumin e lartë të mishit, konsumin e sasive të mëdha të ushqimeve të ngrira dhe të gatshme, përdorimin e lëndëve djegëse fosile, pajisjeve elektrike, klimat e ajrit për shtëpitë dhe vendet e punës dhe vilat, ky stil pra është jo i qëndrueshëm”.
Megjithatë, vetë Strong nuk e ndoqi apelin që i bëri botës në atë takim, pasi nuk u tha aleatëve të tij mjedisorë në Rio, se ai vetë kishte bërë një blerje të madhe në atë kohë, tokash dhe bagëtish në Kolorado, nga tregtari famëkeq i armëve, saudit dhe operativi i CIA-s, Adnan Khashoggi.
Në atë kohë, Strong ishte në qendër të kthimit të OKB-së në një mjet të fshehtë të zbatimit të një fashizmi të ri teknokratik global, duke lëshuar paralajmërime alarmante për dënimin global dhe ngrohjen e klimës, ndërsa bashkonte agjencitë qeveritare shtetërore me fuqinë e korporatave, për kontrollin e pothuajse gjithçkaje, nën maskën e rreme “të qëndrueshmërisë”.
Në vitin 1997, pas Samitit të Tokës, Strong mbikëqyri krijimin e Planit të Veprimit dhe të Vlerësimit të Biodiversitetit Global për Zhvillimin e Revolucionit të Katërt Industrial, një inventar i të gjitha burimeve të planetit, mënyrat në të cilat ato do të kontrolloheshin dhe sesi ky revolucion do të mund të arrihej të mbikqyrej.
Në atë kohë, Strong ishte gjithashtu bashkëkryetar i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it, të Klaus Schwab.
Në vitin 2015, pas vdekjes së Strong, themeluesi i Forumit Klaus Schwab shkroi:
“Ai ishte mentori im që nga fillimi i Forumit, një mik i madh, një këshilltar i domosdoshëm dhe për shumë vite, anëtar i bordit të fondacionit tonë”.
Përpara se Strong të detyrohej të linte Kombet e Bashkuara me turp pas një skandali financimi që përfshinte programin e dështuar të OKB-së “Ushqim për Naftën në Irak”, ai ishte anëtar i Klubit të Romës, një komisioner i Institutit Aspen dhe në themelet e Rockefeller dhe Rothschild.
Përveç kësaj, Strong ishte gjithashtu drejtor i organizatës okulte “Temple of Understanding”, një degë e shoqërisë teozofike Lucis Trust, e cila ishte vendosur në Katedralen e Shën Gjon Teologut në New York, ku “ritualet pagane përfshijnë proçesionin e deleve dhe bagëtive në altar për bekim. Atje predikonte nënpresidenti i SHBA-së Al Gore, ndërsa adhuruesit shkonin drejt altarit duke mbajtur kupat me mbetje dhe krimba…”.
Pra, kjo përmbledh pak a shumë origjinën e errët të programit “The Great Reset” të Schwab-it, në të cilin ne duhet të hamë krimba dhe të mos kemi pronë private, në mënyrë që “të shpëtojmë planetin”.
Një program i errët dhe distopian që synon të zhdukë miliarda “njerëz të zakonshëm”.
Shënime:
- William Engdahl është një analist gjeopolitik i vlerësuar me çmime, konsulent i rrezikut strategjik, autor, profesor dhe lektor. Ai u rrit në Teksas të SHBA-së dhe pasi mori diplomën Bachelor në shkenca politike në Universitetin e Princetonit dhe në ekonominë krahasuese në Universitetin e Stokholmit, punoi si ekonomist dhe gazetar investigativ në SHBA dhe Europë. Ai jep leksione dhe seminare private në mbarë botën për të gjitha aspektet e ekonomisë dhe politikës, me fokus ngjarjet gjeopolitike. Ai ka hulumtuar dhe shkruar për politikën botërore për më shumë se tridhjetë vjet dhe librat e tij të ndryshëm mbi gjeopolitikën janë përkthyer në 14 gjuhë.
- Palladizmi: Sistemi dualist manikeo-neo-gnostik i adhurimit të një Zoti me një ekuivalent të dyfishtë (Lucifer-zot i mirë dhe Adonai-zot i keq) bazuar në legjendën e Palladius, një okan i shenjtë i perëndeshës Athina. Palladizmi u prezantua si një kult satanik në rrethet e brendshme të Masonerisë.
- Ushqimi për Naftën: një program i OKB-së prej 64 miliardë dollarësh në të cilin Iraku do të shiste naftën e tij për ushqim, për t’u marrë me krizën ushqimore që rezultoi nga embargoja 12-vjeçare që vetë OKB-ja vendosi, por në fund shumica e parave që duhej të kishin shkuar për njerëzit e Irakut dhe veçanërisht fëmijët, përfunduan në xhepat e burrave mendjemprehtë dhe hajdutë, si Strog. Rezultati i këtij skandali ishte vdekja e 1.5 milionë qytetarëve irakianë, nga të cilët viktimat ishin kryesisht fëmijë.