Zelenski Shndërron Turqinë Në Qendër Ekskluzive për Transportin e Gazit Natyror Rus në Europë!

/

Në lojë është Gjermania, industria e eksportit të së cilës është dominuar gjatë 20 viteve të fundit nga gazi rus.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski po “ndërpret” furnizimin me gaz rus përmes vendit të tij në Europë, duke e bërë kështu Turqinë qendrën ekskluzive të tranzitit.

Tani gazi rus do të transportohet në Europë mes tubacioneve turke.

Së dyti, përfiton edhe Azerbajxhani pasi “do të mbushë” gazsjellësin e vet, TAP, me gaz rus të cilin do ta rishesë.

E sigurtë është se e vetmja që nuk do të humbasë është vetë Rusia. Gazi i saj, qoftë si LNG, i transportuar nga Turk Stream dhe TAP, do të shitet dhe do të dërgohet në destinacion.

Hungaria, Sllovakia, Austria dhe Republika Çeke shprehën shqetësimet e tyre për marrëveshjen midis Gazprom dhe Naftogaz të Ukrainës për furnizimin me gaz rus në Europë përmes Ukrainës, e cila skadon më 31 dhjetor 2024.

Gjithashtu në lojë është Gjermania, industria e eksportit të së cilës është dominuar gjatë 20 viteve të fundit nga gazi rus.

Problem do të ketë edhe Franca, e cila shumëfishoi importet e saj të gazit rus në vitin 2024.

Përsa i përket Francës, duhet theksuar se, meqë janë ndalur importet e uraniumit nga Nigeri, ka rënë edhe prodhimi i energjisë elektrike nga centralet bërthamore.

Prandaj, Parisi ka nevojë edhe për gazin rus, i cili është më i liri në tregun ndërkombëtar.

Pasiguria mbi tranzitin e gazit natyror rus përmes Ukrainës është rritur më tej pas bombardimeve të fundit nga Ukraina të qytetit Sunja në rajonin Kursk të Rusisë, shtëpia e stacionit të matjes së gazit dhe e vetmja rrugë operative për tranzitin e gazit natyror rus në Europë.

Kujtojmë se kontrata e fundit mes Gazprom dhe Naftogaz është nënshkruar në vitin 2019, pra gati tre vite para operacionit ushtarak rus.

Për momentin konsiderohet shumë e vështirë të kesh një marrëveshje (le më një kohëzgjatje 5-vjeçare si ajo e mëparshme).

Frika e dukshme e një makthi dimëror energjetik për pjesën më të madhe të Europës u nxit nga kërcënimet e Volodimir Zelenskit.

Duke folur për gazetarët, presidenti ukrainas e bëri të qartë se vendi i tij nuk do të nënshkruajë vazhdimin e transportit të gazit rus:

“Askush nuk do të zgjasë përfundimisht marrëveshjen e tranzitit të gazit me Rusinë. Përsa i përket transitit të gazit natyror nga kompani të tjera, nëse disa nga kolegët tanë europianë vazhdojnë të jenë të interesuar për tranzit, ne do ta shqyrtojmë kërkesën e tyre”.

“Me shumë gjasa, pas vitit 2025 nuk do të ketë transit të gazit rus përmes territoreve të Ukrainës”, thanë zyrtarët ukrainas në vitin 2023 për të njëjtën temë, duke njoftuar mosrinovimin e marrëveshjes 5-vjeçare.

Natyrisht, këto deklarata e bëjnë edhe më të domosdoshme nevojën për të zgjidhur çështjen e Ukrainës dhe ndoshta për të dëbuar vetë Zelenskin, i cili për shumë europianë tani më, është bërë shumë i bezdisshëm.

Sidomos nëse Donald Trump fiton zgjedhjet në SHBA, e ardhmja e tij do të bëhet shumë e pasigurtë.

Previous Story

“Po Hidhen Minjtë nga Anija!"

Next Story

Si Shfaqet Satani?

Latest from Info