Miliarderi i vetëkrijuar që bëri 3 parashikime për të ardhmen dhe të treja u përmbushën, u realizuan.
Parashikimet e Patrick Collison vijnë nga një kuptim i thellë i teknologjisë dhe matematikës.
Me origjinë nga fshati i vogël i Dromineer, Irlandë, Patrick Collison është CEO i Stripe, një kompani shumëkombëshe amerikane për shërbime financiare dhe software si shërbim, me bazë në San Francisko-n e Jugut, Kaliforni dhe Dublin, Irlandë.
I njohur për gjenialitetin e tij matematikor dhe zgjuarsinë e ndërtimit të biznesit, Collison bëri tre parashikime të guximshme për të ardhmen e teknologjisë në vitin 2022, të cilat tani po bëhen realitet.
Parashikimi 1: Inteligjenca artificiale do të sundojë perandoritë ndërsa ne flemë.
Parashikimi i parë i Collison ishte se inteligjenca artificiale një ditë do të menaxhojë ndërmarrje të mëdha pa nevojën e ndërhyrjes njerëzore, një skenar që tashmë po konfirmohet, përmbushet, bëhet realitet.
Parashikimi 2: Aplikacioni tjetër i madh do të ndërtohet nga dikush që nuk di të programojë.
Parashikimi i dytë i Collison ishte se “aplikacioni tjetër i madh do të ndërtohet nga dikush që nuk mund të programojë”.
Me rritjen e platformave “pa kod”, ky parashikim është realizuar gjithashtu.
Mjetet e zhvillimit “pa kod” kanë demokratizuar krijimin e software, duke i lejuar njerëzit pa aftësi programimi, të ndërtojnë aplikacione të fuqishme.
Parashikimi 3: Kuptimi i API-ve do të jetë po aq kritik sa leximi dhe shkrimi.
Parashikimi i tretë i Collison ishte se të kuptuarit e API-ve (Application Programming Interfaces) do të bëhet po aq thelbësor sa të dish të lexosh dhe të shkruash.
APItë janë mjete thelbësore në zhvillimin e software-t.
Kjo shtresë e fshehur e teknologjisë po bëhet gjithnjë e më jetike ndërsa platformat dixhitale po ndërlidhen gjithnjë e më shumë me njëra-tjetrën.
Parashikimet e sakta të Patrick Collison nuk janë thjesht rastësi, ato janë të rrënjosura në një kuptim të thellë të tendencave teknologjike dhe ndikimin e tyre të mundshëm në botë.