Shqipëria e Para në Axhendën Globale të Heretizmit

/

Spiropali ose Luftëmbjellësja (siç dhe i përkthehet mbiemri nga greqishtja), flet e emocionuar për heretizmin e madh, për Fenë Botërore.

Mes një postimi në faqen e saj në Facebook publikon një aktivitet të organizuar dhe një pritje në Parlamentin e Shqipërisë, të një grupi të rinjsh nga Mesdheu, të rinj të feve të ndryshme, të bashkuar në një aktivitet, ku të rinjtë kanë marrë vallaha stafetën për të qenë “shtegëtarë të shpresës dhe ndërtues të paqes”.

Të rinjtë ishin kryesisht katolikë dhe protestantë, disa ortodoksë dhe tek-tuk ndonjë mysliman.

Këtë takim e përshëndeti edhe Papa i Romës me një videomesazh, tejet i emocionuar edhe ai, për këta shtegëtarë të herezisë dhe globalizmit diabolik.

Ç’punë kanë këta të rinj marioneta që organizojnë një takim në Parlamentin e Shqipërisë? Kush i dërgoi në Shqipëri? Apo Shqipëria është e hapur për çdo axhendë të fundkohërave biblike dhe kataklizmës së madhe, duke i dhënë fundit, kontributin e saj?

Kryeparlamemtarja Spiropali, një përfaqësuese e një shteti laik, ç’punë ka me fetë dhe besimet? A nuk janë këto kontradiktore?

Deputetët e Shqipërisë nuk betohen mbi Bibël apo mbi Kuran kur bëhen deputetë, për rrjedhojë edhe ligjet e Shqipërisë nuk janë ligje besimtarësh, por politikanësh laikë. E teksa deri më sot Parlamentin e kemi laik, Spiropali po përqafon idenë që Parlamentin ta bëjmë pjesë të Fesë Globale? Kemi të drejtë të pyesim, apo jo!

Parlamenti më i korruptuar në Europë, parlamenti më i zhytur në paligjshmëri përqafon me entuziazëm, mes kreut të tij, Trekëndëshin Globalist:

Një Qeveri!
Një Monedhë!
Një Fe!

I them Spiropalit, apo Luftëmbjellëses, se koha është e shkurtër, nuk ka më kohë. Nuk bëhen dot NJË lloji i diabolëve, sepse koha po mbaron.
Vjen një epokë tjetër, që nuk është për ta. Është epokë drite!

Previous Story

Rast Studimor: Nëse Kamala...!

Next Story

Drejtësia 'allá turka' Vë në Dyshim Lejët e Ramës & Veliajt, Por Arreston Pronarin Malltezi për Vendimet e Tyre!

Latest from Info