Gjermani: Terror nga Emigranti i Paligjshëm që me Kamë në Dorë Plagosi 31 Persona – Disa Banesë në Flakë!

/

Një emigrant i paligjshëm përhapi terror në Gjermani, doli me kamë në dorë dhe plagoste këdo që gjente përpara, 31 të plagosur dhe një shtëpi në flakë.

Mes të plagosurve 8 fëmijë.

Qytetarët vraponin dhe hidheshin edhe nga dritaret.

Një emigrant ilegal nga Siria ka përhapur terror absolut mbrëmjen e së shtunës (28/9) në rajonin Ruhr të Gjermanisë, kur ka dalë me kamë dhe ka plagosur 31 persona, 8 prej të cilëve janë fëmijë.

Në fakt ai i ka vënë flakën edhe disa shtëpive dhe ka përplasur kamionin e tij në disa dyqane.

Sipas shërbimit zjarrfikës, tmerri filloi rreth orës 17:10 në Essen-Altenessen.

Siç raportoi policia për gazetën “WAZ”, Siriani i vuri flakën një ndërtese banimi në cep të rrugës Altenessener Straße dhe Pielsticker Straße. Më pas shkoi me makinë në Zollvereinstraße, ku i vuri flakën një shtëpie tjetër.

Pamjet dramatike tregojnë prindërit duke hedhur fëmijët e tyre nga dritaret për të shpëtuar.

Burri u kthye në furgonin e tij, shkoi në Katernberger Straße dhe më pas e futi atë në vitrinën e një dyqani zarzavatesh. Menjëherë pas kësaj ka bërë prapa dhe ka goditur sërish pjesën ballore të dyqanit.

Shoferi më pas u drejtua në një dyqan tjetër në Katernberger Strasse. Këtë herë ka dalë jashtë dhe ka nxjerrë një thikë.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video ku shihet autori duke kërcënuar me armë banorët e lagjes së tij.

Mesa duket kalimtarët e rastit e kanë mbajtur larg duke i hedhur sende.

Policia ka arritur të arrestojë autorin, sipas BILD, vetëm pak metra larg dyqanit ushqimor të lagjes, me duar të djegura.

Previous Story

Siri: Milicia Shiite e Irakut Sulmon Bazë Ushtarake Amerikane

Next Story

Pushtimi i Libanit nga Izraeli Ka Filluar në Orët e Fundit

Latest from Info