Këto janë opsionet e tij!
Lexoni se cilët nga sektorët jetikë të Iranit janë në shënjestër të Izraelit.
Sipas “informacioneve” të cituara nga mjedisi mediatik vendas i Izraelit, përgjigja ndaj Iranit do të synojë të shkaktojë “dëme të konsiderueshme ekonomike”.
Në qendër të debatit mbi objektivat e mundshëm të Izraelit është kjo: nëse Netaniahu duhet të urdhërojë ushtrinë e vendit të tij të godasë infrastrukturën prodhuese “klasike” të Iranit si, platformat e naftës dhe gazit, apo do të zgjedhë të shënjestrojë objektet bërthamore të vendit.
Siç kuptohet këto objekte janë çelësi i tregtisë dhe transferimit të pasurisë energjetike të Iranit, kudo që ajo transferohet jashtë vendit.
Megjithatë, mediat ndërkombëtare të lajmeve pohojnë se një sulm në objektet e naftës të Iranit mund t’i japë një goditje në “krahët” e ekonomisë kombëtare të Iranit, pasi rënia e kërkesës për naftë iraniane nga Kina (për shkak të ngadalësimit të rritjes që vendi po përjeton aktualisht), krijon shqetësime në Teherani.
E vetmja gjë e sigurt është se zhvillimet që do të pasojnë janë shumë të rëndësishme jo vetëm për dy vendet, por edhe për pellgun më të gjerë të Mesdheut Juglindor, me “topin” në “fushën” e Izraelit.