Autori u arrestua sërish për pastrim parash!
Vendimi për të dënuar me 20 vite burg, mbretin e drogës me arkë bananeje, Jamie Stevenson, nga një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar është raportuar nga mediat vendase.
Stevenson, i cili ka dënime të mëparshme si për trafik droge, ashtui edhe për pastrim parash, drejtoi përpjekjet për të transportuar drogë në kuti të posaçme, të krijuara për të paketuar banane nga Amerika e Jugut, në Skoci.
Kështu, ngarkesa e cila vinte nga Ekuadori dhe përmbante 952 copë kokainë në 119 pako me letër alumini, ishte destinuar për t’u grumbulluar nga një tregtar frutash në Glasgow.
Sipas përllogaritjeve të autoriteteve, vlera e kokainës arrin në vlerën 100 milionë paund (rreth 120 milionë euro). Megjithatë, një avokat i një prej të pandehurve në këtë rast tha se droga vlen shumë më pak.
Vlen të theksohet se një ekip i përzgjedhur i punonjësve të policisë, hetuesve dhe specialistëve të tjerë u mblodh për të marrë pjesë në ‘Operacionin Pepperoni’, të drejtuar nga Policia e Skocisë dhe Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), si pjesë e Partneritetit të Krimit të Organizuar.
Bashkëpunëtorët e Stevenson në tregtinë e organizuar.
Në Gjykatën e Lartë në Glasgow në gusht, Stevenson u deklarua fajtor për dy akuzat në gjyq dhe u kthye për dënim të mërkurën.
Ai gjithashtu u deklarua fajtor për pjesëmarrje në krimin e organizuar përmes prodhimit dhe furnizimit të drogës etizolam, e njohur shpesh si “street valium”.
I bashkëakuzuari i tij, Paul Bowes, 53 vjeç, pranoi gjithashtu se ishte ndihmës i krimit të organizuar duke qenë i përfshirë në prodhimin dhe furnizimin e etizolamit të klasës C, në disa objekte të ndryshme.
Për më tepër, tregtari i frutave David Bilsham, 68 vjeç, Gerard Carbin, 45 vjeç, Ryan McPhee, 34 vjeç dhe Lloyd Cross, 32 vjeç, u deklaruan fajtorë për akuza të rënda, për krim të organizuar dhe trafik droge.
I dënuari përfshin edhe 27-vjeçarin Louis Connor, i cili do të vuajë 3 vite burg për tentativën e tij për të mbuluar gjurmët e bandës.