Victoria Nuland: “Ne si SHBA Refuzuam & Nuk Lejuam Marrëveshjen e Paqes Rusi-Ukrainë”!

/

Ish zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit bëri deklarata për të cilat do të diskutohet gjatë.

Në zbulimin se Amerikanët refuzuan kushtet e Rusisë për një Ukrainë neutrale dhe të fortë ushtarakisht, Victoria Nuland doli përpara. Sipas asaj që ajo pretendon, kushtet e ofruara nga Rusia në draftin e paqes do të sillnin çmilitarizimin e vendit, pohoi ish Sekretarja amerikane e Shtetit.

Madje, në intervistën që i dha gazetarit Mikhail Zigar, SHBA-të së bashku me Britaninë i bënë presion Ukrainës që të mos pranojë draftin që u përmbyll në Turqi në prill të vitit 2022, për paqen mes dy vendeve.

“U bë e qartë për ne, për britanikët dhe për të tjerët, se propozimi përfshinte kufizime në llojet e sakta të sistemeve të armëve që mund të kishte Ukraina, në mënyrë që të ishte efektivisht neutrale si një forcë ushtarake”, tha ajo, duke shtuar se “nuk kishte kufizime të ngjashme për Rusinë”.

Në fund, vlen të theksohet se Nuland ka folur edhe për presidentin e Ukrainës, duke thënë se Volodimir Zelensky ishte dyshues për luftën dhe kërkoi këshilla nga SHBA.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ultimatum Zyrtar i Dorëzuar nga Irani në SHBA, Përmes OKB-së: "Do T'ju Godasim Nëse Ndihmoni Izraelin"!

Next Story

Kisha (5) - Drejtimi i Kishës

Latest from Info