Presidenti Serb Vuçiç Ngriti Flamurin e Rusisë Gjatë Ndeshjes së Futbollit Serbi-Zvicër (video)!

/

Kryetari i Këshillit jo qeveritar Euroatlantik të Serbisë i kërkoi dorëheqje!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, gjatë një ndeshje futbolli mes Serbisë dhe Zvicrës, ka ngritur flamujt e Rusisë dhe entitetit të Republikës Srpska brenda stadiumit!

Videoja është postuar nga presidenti serb i Bosnjës Milorad Dodic në llogarinë e tij ‘X’.

Ndërsa në fushën e Leskovcit luhej himni kombëtar serb, A. Vuçiç, duke qëndruar pranë Dodiç, ka nxjerrë nga xhepi një kombinim të dy flamujve dhe i ka valëvitur duke i ngritur mbi kokë.

Kryetari i Këshillit jo qeveritar Euroatlantik të Serbisë me seli në Beograd, Dragan Sormaz, kritikoi gjestin e Vuçiç dhe kërkoi dorëheqjen e tij.

“Çfarë lidhje ka Rusia me ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës?! Dorëheqje, turp për Serbinë @avucic shko kazan ti hero! Ejani në Prishtinë dhe shpalosni flamurin rus!”, shkroi ai në llogarinë e X, duke ripostuar videon e Dodiç dhe duke bërë ‘tag’ zyrtarët perëndimorë, përfshirë Ambasadën e SHBA-së në Beograd dhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ukrainasit Lëshojnë Urdhër të Përgjithshëm Tërheqjeje: "Braktisni Pokrovsk & Toretsk"!

Next Story

“Mbreti i Diamanteve” Benny Steinmetz u Arrestua në Aeroportin e Athinës, për Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale!

Latest from Info