Greqi, Ksilokastro: Një Shkollë Fillore Ka Përfshirë në Kurrikul, Mësimin e Gjuhës Shqipe!

/

Ky vendim është marrë me mbështetjen e Bashkisë.

Pritet që Bashkia Ksilokastros – Eurostinis, në mësimet shkollore dhe kurrikulën mësimore do të përfshijë mësimin e gjuhës shqipe, mësim që do të zhvillohen në ambientin e shkollës së parë fillore të Bashkisë.

Njoftimi thotë se:

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë bashkëpunimin tonë me Unionin e Mësuesve Shqiptarë në Greqi dhe nisjen e kurseve falas të gjuhës shqipe në Bashkinë tonë.

Unioni i Mësuesve Shqiptarë në Greqi synon të integrojë anëtarët e komunitetit shqiptar në shoqërinë greke dhe europiane, duke ruajtur identitetin e tyre.

Mësimet zhvillohen vullnetarisht nga mësuesja, anëtare e Sindikatës, zonja Ilira Ndrio Bakali, e cila ofron shërbimet e saj falas, duke kontribuar efektivisht në procesin arsimor.”

Në të njëjtën kohë, Shoqata e Prindërve dhe Kujdestarëve u bën thirrje banorëve që të mësojnë gjuhën shqipe, sepse “ajo i përket familjes së gjuhëve indoevropiane dhe kanë huazuar fjalë nga gjuhë të tjera, si italishtja, turqishtja dhe sllavishtja. Struktura gjuhësore është e dallueshme, ashtu si gramatika është komplekse e saj”.

Madje, vlen të theksohet se mësimi i parë është planifikuar të dielën e ardhshme, 20 tetor, në orën 11:00, me mësuesen që i përket Unionit të Mësuesve Shqiptarë të Greqisë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Banka: Po Vjen Fundi për Kartat – Kështu do të Bëhen Transaksionet në të Ardhmen!

Next Story

Pse Antarktida po Bëhet në Mënyrë Alarmante Jeshile?

Latest from Info