Çfarë Kurth i Ngritën Rusët Kryeministrit Polak? Satirë Moskovite në Kohë Lufte (Video – Audio)

/

Rusët iu qepën presidentin polak.

Mendonte se po fliste me Macron (shikoni videon në fund të shkrimit).

Dialogu:

Polaku: “Emmanuel, nuk dua të kem luftë me Rusinë”.

Andrey Duda ra viktimë e shakave ruse, natën që ra një raketë në Poloni, në një fshat pranë kufirit me Ukrainën.

Për shtatë minuta e gjysmë, presidenti polak mendoi se ishte në telefon me presidentin francez, Emmanuel Macron. Në fakt, sipas “The Guardian”, kjo është hera e dytë, vitet e fundit, që Duda bie viktimë e shakave ruse.

Thirrja u postua në internet nga komedianët rusë Vovan dhe Lexus, ku presidenti polak mund të dëgjohet duke folur në anglisht me telefonuesin:

Polaku: “Emmanuel, më beso, po tregohem tepër i kujdesshëm”, dëgjohet duke i thënë Duda telefonuesit.

Polaku: “Nuk dua të kem luftë me Rusinë dhe më besoni, jam shumë i kujdesshëm, shumë i kujdesshëm”.

Zyra e Dudës shkroi në Twitter:

“Pas shpërthimit të raketës në Przemyśl, një person që pretendonte se ishte presidenti francez Emmanuel Macron u kontaktua gjatë bisedimeve në vazhdim me krerët e shteteve dhe qeverive. Gjatë telefonatës, presidenti Andrey Duda kuptoi nga mënyra e pazakontë që po zhvillohej biseda se mund të ishte tentuar një shaka dhe i dha fund bisedës”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

The End: "Black Out Kiev, Lviv & 16 Rajone, Pasi Rusia Shkatërroi Rrjetin Energjitik - Black Out Edhe në Moldavi!"

Next Story

Mesazh për Kievin nga Televizioni Rus: "Zelenski & Rrethi i Tij do të Jenë të Parët që do të Varen!"

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe