Ish presidenti amerikan Donald Trump i tha podkasterit Joe Rogan se “gabimi i tij më i madh” ishte zgjedhja e personelit gjatë kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë.
“Zgjodha disa njerëz që nuk duhej t’i kisha zgjedhur”, pranoi Trump.
“Neokonët?” pyeti Rogan.
“Po, neokonët. Ose njerëzit t këqij. Ose njerëzit e pabesë”, tha Trump.
Duke folur në podcastin Joe Rogan Experience të shtunën, Trump këmbënguli se ai ishte një “presidencë e shkëlqyer”, por vuri në dukje se mund të kishte qenë edhe më mirë, nëse ai do të ishte rrethuar me njerëz të të tjerë.
“Gabimi më i madh që bëra ishte se zgjodha… disa njerëz që nuk duhej t’i kisha zgjedhur”, tha ai.
I pyetur nga Rogan nëse po fliste për neokonët (neokonservatorët), ish presidenti tha: “Po, neokonët, ose njerëzit e këqij, ose njerëzur e pabesë”.
“Ju po lexoni pak a shumë ato që thonë sot. Një djalë si Kelly, person ngacmues, por i dobët”, tha ai.
Ish shefi i shtabit të Trump, John Kelly kohët e fundit dha dhe pretendoi në disa intervista se, gjatë kohës së tij në detyrë, komandanti i tij 78-vjeçar kishte lavdëruar Hitlerin privatisht dhe tha “më shumë se një herë” se lideri famëkeq i Gjermanisë naziste “kishte bërë disa gjëra të mira”.
Ndërsa ekipi i Trump i ka mohuar plotësisht pretendimet, kandidatja demokrate Kamala Harris shfrytëzoi rastin për ta cilësuar rivalin e saj republikan si “fashist” dhe si një diktator të mundshëm.
Zgjedhja tjetër e tij e dyshimtë, kujtoi Trump në podcast, ishte emërimi i skifterit John Bolton si Këshilltar i tij i Sigurisë Kombëtare, pranoi Trump. “Bolton ishte një idiot, por ai ishte i mrekullueshëm për mua”, tha ai.
“Ai është një njeri i çuditshëm dhe sa herë që më duhej të merresha me një vend, kur shikonin që meresha me një shtet, ata që qëndronin pas meje, thoshin: “O njeri, Trump do të shkojë në luftë me atë shtet”, tha ish presidenti.
“Bolton ishte me presidentin George Bush kur hynë marrëzisht në luftë në Lindjen e Mesme, në vitin 1990. Ata nuk duhet t’Ç’i kishin bërë kurrë pjesë të stafit”, tha Trump.
Trump e shkarkoi Boltonin në shtator 2019, pas 18 muajsh në detyrë, duke thënë se ai “nuk u pajtua në mënyrë kategorike me shumë nga sugjerimet e këshilltarit”.
Trump ishte i prerë dhe autokritik lidhur me përzgjedhjet e tij të gabuara dhe la të nënkuptohej që nuk ka për të ndodhur, që pranë tij, të jenë njerëz hije të palës tjetër, apo të Deep State.
Duket se Trump po vjen jo vetëm për të mos përsëritur gabime, por për të korrigjuar dhe ndëshkuar.