Që nga vitet 1980, sasia e aluminit në vaksinat e fëmijërisë është rritur në mënyrë dramatike, duke u katërfishuar në total. Në të njëjtën kohë, diagnozat e autizmit janë rritur me 27,000%.
Ndërsa rritja e sasisë së aluminit të vaksinës është e lidhur shpesh me rolin e tij ndihmës, lidhur me sistemin imunitar që të përgjigjet në mënyrë më efektive ndaj vaksinave, kjo rritje e theksuar e aluminit në vaksina, duket se ka ngritur shqetësime për korelacionin e mundshëm mes përbërësve të vaksinës dhe rritjes së rasteve të autizmit.
Prevalenca e autizmit në Shtetet e Bashkuara është rritur në mënyrë dramatike që nga fillimi i viteve 1980. Në atë kohë, shkalla e vlerësuar e diagnozës së autizmit ishte afërsisht 1 në 10,000 fëmijë. Në fillim të viteve 2000, u rrit ndjeshëm me 1 në 150 fëmijë, dhe të dhënat më të fundit të vitit 2023 tregojnë një prevalencë në shkallën, 1 në 36 fëmijë.
Kjo përkthehet në një rritje prej mbi 27,000% të rasteve të diagnostikuara, krahasuar me vitin 1980.
J.B. Handley raporton:
Dr.Chris Exley nga Universiteti Keele në Angli dhe kolegët e tij botuan një punim që për herë të parë shikon indin e trurit të subjekteve me autizëm, për të përcaktuar nivelin e aluminit që gjendet në indin e trurit e tyre.
Për këdo që përpiqet të bindë botën se “shkenca është e vendosur dhe vaksinat nuk shkaktojnë autizëm”, gjetjet e studimit janë thellësisht kontradiktore me këtë deklaratë.
Në një postim të shkruar nga profesor Exley, në ditën kur u publikua studimi i tij, ai shpjegoi rezultatet:
“…ndërsa përmbajtja e aluminit në trurin e 5 rasteve me autizëm, ishte tronditëse, shumë e lartë, dhe ishte pikërisht vendndodhja e aluminit në indin e trurit që shërbeu si vëzhgim i spikatur… Provat e reja sugjerojnë fuqishëm se alumini hyn në tru në ASD [çrregullime të spektrit të autizmit] nëpërmjet qelizave pro-inflamatore, të cilat janë ngarkuar me alumin në gjak dhe/ose limfë…”.
Raporti i Dr.Exley përfshin gjithashtu një referencë për “monocitet në vendet e injektimit” dhe faktin se ndërveprimi midis këtyre monociteve dhe aluminit është demonstruar në publikime të tjera shkencore.
Një “monocit” është një lloj i qelizave të bardha të gjakut, nga të cilat një formë e monocitit është një “makrofag”. Një makrofag mund të konsiderohet si ngrënësi i mbeturinave të sistemit imunitar, substancave të huaja, mbetjeve qelizore etj.
Në një moment, makrofagët duket se po luajnë një rol kritik dhe shkatërrues në nxitjen e autizmit.
Studimi i Dr. Exley “Alumini në indet e trurit dhe autizmi”, është padyshim pjesa e fundit e një enigmë që filloi të shfaqej për herë të parë në vitin 2004 dhe mori trajtë bindëse pas vitit 2010, që ka përmirësuar në mënyrë thelbësore kuptimin shkencor, sesi saktësisht një vaksinë mund të shkaktojë autizëm.
Shkenca është një vazhdimësi, një shfaqje e së vërtetës përmes shumë studimeve të ndryshme që shpesh duhet të bashkohen përpara se tabloja të bëhet e qartë. Dhe, progresi shkencor ndonjëherë mund të ecë ngadalë deri në atë moment kur një e vërtetë e shfaqur paraqitet në atë mënyrë që nuk mund të mohohet më.
Studimi i Dr.Exley ofroi të dhënat unike që mungonin nga një shpjegim hermetik i asaj që ndodh me shumë fëmijë dhe që u dha të gjithë dyshuesve “besueshmërinë biologjike” sesi, saktësisht, një vaksinë që injektohet në krahun e një foshnje, mund të shkaktojë autizëm.
Pse vaksinat kanë alumin?
Alumini është një komponent kritik i shumicës së vaksinave që u jepen fëmijëve. Ai shërben si një ngacmues dhe zgjues i sistemit imunitar, duke provokuar atë për të njohur “antigjenin” brenda vaksinës për çfarëdo sëmundje që vaksina shërben.
Sasia e aluminit në vaksinat e dhëna fëmijëve u rrit maksimalisht, kryesisht nga viti 1990 për dy arsye:
1) më shumë vaksina u shtuan në programin e vaksinave të fëmijëve dhe
2) shkalla e vaksinimit për të gjitha vaksinat e dhëna fëmijëve, u rrit (nga 50%-60% e fëmijëve që vaksinoheshin në mesin e viteve 1980, në mbi 90% e fëmijëve që vaksinohen sot).
Një fëmijë në mesin e viteve 1980 merrte 1,250 mikrogramë alumini nga vaksinat deri në 18 muaj, nëse do të ishte vaksinuar plotësisht. Sot, fëmija merr nga vaksinat 4,925 mikrogramë, gati katërfish me shumë alumin.
Në mënyrë të mistershme, alumini nuk ka përjetuar kurrë testime biologjike, për të marrë në konsideratë sigurinë e tij për t’u injektuar tek foshnjat, pasi jemi të verbër përkundrejt standarteve tona moderne të sigurisë. Shkencëtarët kanadezë Dr.Chris Shaw dhe Dr.Lucija Tomljenovic e trajtuan këtë çështje në një studim kritik që botuan në vitin 2011, në “Current Medicinal Chemistry” me titull, “Axhutantët e vaksinës së aluminit: A janë të sigurt?”. Në këtë botim shkruhet:
“Alumini është një neurotoksinë e demonstruar eksperimentalisht dhe axhutanti më i përdorur i vaksinës. Pavarësisht përdorimit të gjerë të ndihmësve të aluminit pre 90 vitesh, të kuptuarit e shkencës mjekësore për mekanizmat e tyre të veprimit është ende jashtëzakonisht i dobët. Ekziston gjithashtu mungesë shqetësuese e të dhënave për toksikologjinë dhe farmakokinetikën e këtyre përbërjeve. Përkundër kësaj, nocioni se alumini në vaksina është i sigurtë, duket se pranohet gjerësisht. Hulumtimet eksperimentale, megjithatë, tregojnë qartë se axhutantët e aluminit kanë një potencial për të shkaktuar çrregullime serioze imunologjike te njerëzit. Në veçanti, alumini në formë ndihmëse, mbart një rrezik për autoimunitet, inflamacion afatgjatë të trurit dhe komplikime neurologjike shoqëruese dhe kështu mund të ketë pasoja negative të thella dhe të përhapura për shëndetin.”
Zbulim bombë:
CDC dhe NIH pranojnë se nuk kanë asnjë studim të vetëm, për të mbështetur sigurinë e rekomandimit të injektimit të përsëritur të kësaj substance cito dhe neurotoksike, si pjesë e programit të vaksinave të fëmijërisë, vendosur nga CDC-së (departamenti i shëndetit).