Mëngjesi i së dielës, qielli i Ukrainës u mbush me dronë rusë. Shpërthime në Kiev dhe qytete të tjera të mëdha.
Ukrainasit po përpiqen me dronë të godasin pozicionet ruse në Kursk.
Një tjetër natë me aktivitet intensiv për mbrojtjen ajrore ukrainase, pasi Rusia përsëri tentoi sulme me dronë në Kiev dhe pjesë të tjera të vendit.
Kievi dhe zona përreth tij dhe pjesa më e madhe e Ukrainës verilindore kanë qenë në gatishmëri për sulm ajror, që prej orës 03:00 me orën lokale.
Konkretisht, rreth orës 03:30 të mëngjesit, forcat ukrainase njoftuan se kishin proçeduar në “përgjimin e dronëve të armikut”, me sirenat në kryeqytet që filluan të bien bujshëm, ndërsa shpërthime u regjistruan në qytete si Sumy dhe alarmi ra edhe në Chernihiv, Poltava dhe Dnipropetrovsk.
Sofijska Borshahivka
Në të njëjtën kohë, mbrojtja ajrore ruse rrëzoi dy raketa dhe 27 dronë të lëshuar nga forcat ukrainase kundër rajonit të Kurskut, njoftuan sot autoritetet lokale.
Në postimin e tij në platformën Telegram, guvernatori rajonal Alexei Smirnov nuk specifikoi llojin e raketave që u rrëzuan dhe as nuk hyri në detaje të mëtejshme rreth sulmeve.
Bëhet vjalë për të vrarë dhe të plagosur për të dyja palët.