Çfarë njoftoi kompania?
Një tjetër goditje për industrinë gjermane si pasojë e vendimeve të gabuara ekonomike dhe politike të qeverisë gjermane.
Gjigandi i çelikut “Thyssenkrupp Steel” ka njoftuar planet për të shkurtuar 11,000 vende pune deri në fund të vitit 2030, afërsisht 40% të fuqisë punëtore të tij, që do të filloje në janar 2025 dhe në vazhdim me mbi 3,000 largime nga nga punë vetëm për vitin 2025.
Në mënyrë të veçantë, kompania tha se do të shkurtojë rreth 5,000 vende pune deri në vitin 2030 përmes shkurtimeve të prodhimit dhe përmirësimit të menaxhimit.
Gjithashtu, 6,000 vende të tjera pune do të shkrihen nga ofruesit e jashtëm të shërbimeve, ose do të eliminohen nëpërmjet shitjes së njësive të biznesit.
Planet e mësipërme u justifikuan si përpjekje për të mbajtur industrinë e çelikut në kuadrin konkurrues, në të njëjtën kohë që në Gjermani ka paqëndrueshmëri dhe konfuzion në të gjitha nivelet.
Vlen të theksohet se njoftimi i “Thyssenkrupp Steel”, prodhuesi më i madh i çelikut në Gjermani, vjen në të njëjtën kohë kur prodhuesi më i madh në vend i automjeteve, Volkswagen, nisi planet për të ulur kostot dhe për të forcuar konkurrencën, duke pushuar nga puna dhjetëra mijëra punonjës.