“Kjo është gjëja më e keqe që kam parë në jetën time”, tha Carlson për lejen dhënë Ukrainës për të goditur territorin rus me armë amerikane.
Gazetari amerikan Tucker Carlson foli për pasojat e vendimit të administratës Biden për t’i dhënë Ukrainës lejen për të përdorur armë amerikane me rreze të gjatë veprimi, për goditje në thellësi të territorit të Rusisë, duke theksuar se është një vendim djallëzor i keq!
Gjatë një diskutimi me ish drejtorin e Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit të Presidentit të zgjedhur Trump, Russ Vought, Carlson tha se administrata në largim po përpiqet ta tërheqë presidentin Trump në një konflikt global.
“Nëse dyshoni në seriozitetin e situatës, jo vetëm për Trump, por për shumicën e vendit që votoi për Trump, ata po përpiqen t’i lënë në duar Luftën e Tretë Botërore”.
Toni Blinken i dëshpëruar dhe i keq.
“Nuk mund të imagjinoj asgjë më të dëshpëruar apo të keqe për Tony Blinken, ai është i dëshpëruar dhe i keq për mendimin tim. A do ta lërë postin me luftë?” – pyeti Carlson.
“Një president ‘i çalë’ që përpiqet të nisë një luftë me fuqinë më të madhe bërthamore në botë, Rusinë. Çfarë mendoni për këtë?” e pyeti Carlson, ish drejtorin Vought.
“Është tepër tinëzare … dhe për dikë që nuk mund të lidhë dot dy fjali së bashku, kjo tregon se ai është shumë jashtë kontrollit të administratës së tij”, u përgjigj Vought, duke iu referuar presidentit aktual Joe Biden.
“Megjithatë nuk më habit…. Dua të them, këta janë të njëjtët njerëz që kanë vënë në punë Departamentin e Drejtësisë dhe ligjin. Ju keni një president që është ‘rosë e çalë’, me një këmbë në dalje dhe me njerëz prapa skenave që veprojnë sipas dëshirës”, argumentoi ai.
Djallëzore lëvizja!
Carlson diskutoi gjithashtu përshkallëzimin spiral në Ukrainë, me gazetarin Glenn Greenwald, duke theksuar se vendimi për të përshkallëzuar konfliktin me raketat ATACMS është “gjëja më djallëzore që kam parë në jetën time”.
Greenwald gjithashtu vuri në dukje se Ukraina nuk ka njohuri për të përdorur sistemin e udhëzimit të armëve dhe për këtë arsye vendet e NATO-s dhe SHBA-të do të përfshihen në mënyrë aktive në përdorimin e armëve, në objektivat brenda territorit të Rusisë.
Kujtohet se Rusia është e indinjuar nga heqja e kufizimeve për përdorimin e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi nga administrata Biden dhe Putin ka deklaruar vazhdimisht se një veprim i tillë do të nënkuptonte se vendet e NATO-s janë në luftë me Rusinë.
Rastësisht Suedia filloi të përgatiste popullin e saj për luftë me një seri paralajmërimesh audio me dhe mjete të shkruara? Kurrsesi!