Xhihadistë dhe mbështetës të xhihadistëve, në sheshin Syntagma të Athinës, festuan të dielën e djeshme, fitoren e tyre në Siri!
Nuk ka fjalë të përshkruhet ajo që po ndodh në qendrat dhe qytetet e Europës. Sirianë xhihadistë dhe miq të xhihadistëve festojnë fitoren e tyre në Siri dhe rrëzimin e pushtetit të Asaadit.
Pasi u larguan nga pellgu i Siloamit, tani mblidhen në sheshe të ndryshme të Europë, duke valëvitur flamuj të rinj, duke kënduar dhe bërtitur parulla, sigurisht pa i shqetësuar askush!
Αλαχ Ακμπαρ στο σύνταγμα. Με τις ευλογίες του πολιτικού συστήματος. Συγχαρητήρια. pic.twitter.com/kuDZtcMXCQ
— Aggelos Chorianopoulos ???? (@aggelos210) December 8, 2024
Sirianë që jetojnë dhe punojnë në Greqi dolën në rrugë për të festuar, në disa qytete të Greqisë. Me këngë, fishekzjarre dhe valle, ata shprehën besimin se pas dekadave të regjimit të Asaadit, vendi i tyre do të gjejë “qetësinë, paqen dhe zhvillimin”, siç pretendojnë.
Tani që xhihadistët rrëmbyen pushtetin në Siri, a do të largohen sirianët xhihadistë nga Europa, për të jetuar dhe punuar sërish në vendin e tyre?
Sidoqoftë, sirianët janë të ardhur në Europë për shkak të luftës, tani që xhihadistët morën në dorë pushtetin, shtetet e Europës duhet të fillojnë të kthejnë azililantët sirianë, teksa natyrshëm shfyqizohet arsyeja e mbërritjes së tyre në Europë, për shkak të regjimit të Assad dhe luftës.
Sot, në Athinë dhe kryeqytete të tjera të Europës, u kuptua realisht sesa mijëra xhihadistë janë shpërngulur në Europë.
Deri dje qeveritë europiane pretendonin se në Europë nuk kanë lejuar të hyjnë xhihadistë, por sot, prezenca e tyre publike në sheshet e Europës vërtetoi të kundërtën.
Mbi 10 mijë jetojnë në Greqi. Mbi 2,000 sirianë xhihadistë dhe mbështetës të xhihadistëve dolën sot në sheshin Syntagma.
Ndërkohë që në Gjermani, janë vendosur afro 1,5 milionë sirianë, mes të cilëve mendohet të jenë disa mijëra xhihadistë.