Bardella i RN Paralajmëron për Valë të Re Migracioni nga Siria në Europë – “Islamistët më të Këqij” Kanë Ardhur në Pushtet!

/

Nëpërmjet valës së refugjatëve në BE, terroristët islamikë mund të depërtojnë gjithashtu.

Pasojat për Europën pas përmbysjes së Bashar al-Asaad në Siri mund të jenë vetëm të pakëndshme, sipas deklaratave të Jordan Bardella, president i partisë RN të Marine Le Pen (RN), i cili shprehu frikën e tij për “rrezikun e një vale të re migracioni”.

“Sot shohim këto milici, trashëgimtarë të Shtetit Islamik dhe të Al-Kaedës, që po marrin pushtetin në Siri”, tha Bardela për kanalin France 3, duke shtuar se “në pak muaj është e mundur që të paguajmë pasojat e këtij konfiskimi pushteti nga fundamentalistët islamikë, me flukse të konsiderueshme imigrimi”.

Ai u bëri thirrje gjithashtu 27 vendeve të Bashkimit Europian që të “konsiderojnë rrezikun” e një krize të re migratore, pasi “terroristët islamikë” mund të depërtojnë në valën e refugjatëve.

Këtij argument iu bë jehonë e veçantë nga aleati i tij Eric Ciotti i UDR (Unioni i të Drejtës për Demokraci), i cili, në një postim në Platformën X, parashikoi se do të kishte “kaos me pasoja të pallogaritshme” për Europën, duke siguruar se “mes rebelëve të supozuar, janë islamistët më të këqij”.

Nga ana e tij, Eric Zemur, konsideron se “ky destabilitet i ri rrezikon të lejojë krijimin e një kalifati të ri islamik në rajon”, me efekt të drejtpërdrejtë të zhdukjes së popullatës të krishterë, e cila është bërë “peng i një regjimi që vret në emër të Allahut”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Sirianë në Athinë Festojnë Fitoren e Xhihadistëve në Siri

Next Story

Stop Kërkesave të Sirianëve për Azil në Europë

Latest from Info