Mesazhe të Trump: Erdogan ishte pas rënies së Assad-it, Zelenski të bëhet gati për një marrëveshje.
Ai pranoi se është e vështirë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por tha se do ta diskutonte atë me Putin dhe Zelenskin, të cilëve u bëri thirrje të jenë të gatshëm për një marrëveshje.
Trump lavdëroi Xi Jinping.
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha të hënën se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan qëndron pas përmbysjes së Bashar al-Assad dhe ndryshimit të regjimit në Siri, ndërsa vuri në dukje se Turqia “mban çelësin për të ardhmen e Sirisë”.
“Askush nuk e di se çfarë është pala tjetër”, tha Trump për zhvillimet e fundit në vendin e shkatërruar nga lufta, duke shtuar: “Por unë e di, është Turqia. Ai [Erdoğan] është një djalë shumë i zgjuar, e donte atë për mijëra vjet dhe ia doli. Ata që kanë hyrë kontrollohen nga Turqia dhe kjo është në rregull, kjo është një mënyrë tjetër për të luftuar”.
Trump claims "China and the United States together can solve all the problems of the world, if you think about it" and calls President Xi "an amazing guy" pic.twitter.com/mau9vygSF9
— Aaron Rupar (@atrupar) December 16, 2024
Trump tha gjithashtu se nuk do të dëshironte që ushtarët amerikanë të vriteshin në Siri, por përfundoi duke thënë se “askush nuk e di” se cili do të jetë rezultati i konfliktit në Lindjen e Mesme.
Zelenski duhet të jetë gati për një marrëveshje…!
Trump nuk u përgjigj drejtpërdrejt kur u pyet nëse ai mendon se Ukraina duhet t’i dorëzojë territorin Rusisë, si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar të luftës gati 3-vjeçare. Presidenti i sapozgjedhur theksoi madje se Zelenski duhet të jetë i gatshëm të bëjë një marrëveshje.
Trump tha se pjesa më e madhe e zonës së diskutueshme është kthyer në rrënoja dhe do të duhet një shekull për t’u rikuperuar. “Dua të them se ka qytete ku nuk qëndron asnjë ndërtesë, është një vend ku gjithçka është shkatërruar”, shtoi ai.
Ai tha gjithashtu se iu shfaqën fotografi të fushave të betejës plot me trupa që i kujtonin fotografitë e tmerrshme nga Lufta Civile Amerikane e viteve 1861-1865.
Trump ka thënë se do të dëshironte të shihte një fund të shpejtë të luftës, por nuk ka bërë të ditur detaje.
Ai i tha revistës “The Time” në një intervistë të botuar javën e kaluar se kishte një “plan shumë të mirë”, por nëse do ta zbulonte tani “do të ishte një plan i padobishëm”.
Ndërkohë, Donald Trump ka mbrojtur planet e tij për të vendosur tarifa mbi importet, duke thënë se ato do ta bëjnë Amerikën të pasur.
Xi Jinping është një “djalë i mrekullueshëm”!
Ai gjithashtu theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Kina së bashku mund të zgjidhin të gjitha problemet e botës. Ai foli gjithashtu ngrohtësisht për Xi Jinping, me të cilin ishte takuar gjatë mandatit të tij të parë në Mar-a-Lago. Trump kujtoi se presidenti kinez “është një miku im, ai ishte këtu në një karrige të këndshme. Ne folëm për orë të tëra, ai është një djalë i mrekullueshëm. Shtypi e urren këtë kur e them unë, por ai është një djalë i mrekullueshëm”, tha ai.
Trump e ftoi liderin kinez në inaugurimin e tij më 20 janar. Xi Jinping nuk do të marrë pjesë (gjë që do të ishte mjaft befasuese nëse do të merrte), por ai ka siguruar se do të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë, ashtu si edhe ambasadorin kinez në SHBA.
Ne po përpiqemi të kthejmë pengjet.
Në të njëjtën kohë, ai tha se kishte një “bisedë shumë të mirë” me kryeministrin izraelit Benjamin Netaniahu për zhvillimet në luftën në Gaza. “Ne folëm për atë që do të ndodhë, do të jem në dispozicion nga 20 janari dhe do të shohim”, shtoi ai për bisedën që pati me kryeministrin izraelit, të shtunën vonë.
“Ne po mundohemi shumë që t’i kthejmë pengjet”, tha ai, pa elaboruar as për këtë çështje.
Por ai u fut edhe në çështjen e vaksinave dhe qëndrimin e ministrit të Robert Kennedy Jr., i cili më parë ka mbajtur qëndrim kundër vaksinës së poliomielitit. “Unë besoj shumë në këto vaksina, mendoj se duhet ta shikojmë atë, por unë besoj shumë në këto.” Por në të njëjtën kohë, ai shprehu mospajtimin e tij me mandatet e detyrueshme të vaksinimit nga shkollat: “Nuk më pëlqejnë shumë ato”.
Ai përmendi gjithashtu pamjet e dronëve në të gjithë verilindjen e SHBA-ve në javët e fundit. Ndërsa ai tha se dyshonte se ishte “një akt i një fuqie të huaj”, ai kritikoi administratën e Biden se nuk ishte më e sinqertë për atë që di.
“Shiko”, tha Trump, “ushtarakët tanë e dinë se nga janë nisur. Nëse është një garazh, ata mund të shkojnë direkt në atë garazh. Ata e dinë se nga kanë ardhur dhe ku kanë shkuar. Dhe për disa arsye ata nuk duan të komentojnë. Dhe unë mendoj se ata është më mirë të thonë se çfarë janë”, shtoi Trump.
“Nuk mund ta imagjinoj se ata janë armiku, sepse nëse do të ishin armiku do t’i hidhnim në erë”, tha Trump të hënën nga resorti i tij Mar-a-Lago. “Diçka e çuditshme po ndodh, për disa arsye, ata nuk duan t’u thonë njerëzve, edhe pse duhet”, shtoi trump.
Sipas CNN, agjencitë federale janë nën presion të madh për t’i dhënë publikut më shumë detaje në lidhje me këto pamje të pashpjegueshme në zonën metropolitane të New York-ut dhe më gjerë, të cilat kanë vazhduar për javë të tëra mbi lagjet e banuara, si dhe zonat e kufizuara dhe infrastrukturat kritike. Zyrtarët federalë kanë thënë se shumë nga këto pamje duket se janë avionë me njerëz dhe se janë identifikuar gabimisht si dronë.