Ndërprerje e Lidhjes së Energjisë Nënujore Finlandë-Estoni: Dyshohet për Sabotim Rus!

/

Hakmarrje për katastrofën e Rrymës së Veriut?

Sipas kryeministrit finlandez, Petri Orpo, ka ndodhur një ndërprerje në lidhjen e kabllove nënujore të energjisë elektrike, që lidhin Finlandën dhe Estoninë.

Një ndërprerje e papritur në linjën e interkonjeksionit Estlink 2 ndodhi në orën 12:26 GMT, tha operatori Fingrid në një deklaratë në faqen e internetit të Nordpool, duke reduktuar kapacitetin e disponueshëm në 358 megavat nga 1,016 megavat.

“Edhe në Krishtlindje autoritetet janë në gatishmëri për të hetuar këtë çështje”, shkruan Petri Orpo në një postim në X.

“Elering dhe Fingrid, operatorët e sistemit të Estonisë dhe Finlandës, po punojnë shpejt për të përcaktuar sa më shpejt shkakun e ndërprerjes”, thuhet në një deklaratë nga kompanitë përgjegjëse për funksionimin e kabllove.

EstLink 2 përbëhet nga stacione konvertimi në Estoni dhe Finlandë dhe nga më shumë se 170km linja të rrymës direkte, nga të cilat rreth 12km janë në tokë në Estoni. Rreth 147km kalojnë nëpër pjesën veriore të Gjirit të Finlandës, si kabllo nëndetëse dhe rreth 14km kalon në tokë në Finlandë.

Dyshohet se dëmin e ndërprerjes e ka shkaktuar një anije kineze. Për kë po punojnë kinezët vallë?

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Bill Klinton, ish Presidenti i SHBA-ve Doli nga Spitali!

Next Story

Teleportimi Kuantik Është Bërë Realitet – Bota Nuk do të Jetë më e Njëjta

Latest from Info