“REVOLUCIONI” BOLSHEVIK RUS, KRIM I ORGANIZUAR NGA MASONËT-ILUMINATI & KOMUNISTËT” Cikël historik _ Pjesa 5

Kujdes!!!Teksti është i ashpër në disa përshkrime krimesh të Komunizmit!Të lexohet vetëm për #moshat18+!!!
Ju ftoj ta lexoni për të kuptuar cilat janë rrënjët e komunizmit, socializmit, internacionales, sovjetes, bolshevikes dhe gjithçkaje tjetër shkatërruese internacionalisto-proletare, si dhe mendoni që në krye janë të njëjtët drejtues, sot të ashtuquajtur “globalistë”. Përpiquni të gjeni gjithashtu veprime, akte, ngjarje, qëndrime similare, mes këtyre që do të lexoni si ngjarje të faktuara historike dhe atyre që kanë ndodhur dhe po ndodhin sot (në botë dhe në vendin tonë).
(…vijon nga Cikli 1 & 2 & 3 & 4)
Rockefeller kontraktoi një kompani reklamash “Ivy Lee” për të lyer godinën e Bolshevikëve me ngjyra të ngrohta, me ngjyra miqësore. Propaganda sovjetike kishte tërhequr 100.000 punëtorë amerikanë, të cilët kishin shkuar në Rusi duke menduar se do të gjenin “tokën e premtuar”. Disa që filluan të protestojnë dhe të kritikojnë komunizmin përfunduarn ose në burgje, ose në kampe. Kjo tregon sesa të frikësuara ishin auteritetet, të cilat bënin çdo përpjekje, që mos zbulohej realiteti nga amerikanët, për kushtet e vërteta të komunizmit, që propagandohej si “parajsë”. Një prej të budallallosurve që udhëtoi drejt komunizmit ishte Andrew Smith. Por kur më në fund u zgjua dhe e la Bashkimin Sovjetik, ai paralajmëroi njerëz të tjerë sy-blu për kurthin ku mund të binin dhe u bënte thirrje të mos shkonin.Gjithashtu, 60.000 punëtorë gjermanë lëvizën drejt Perandorisë së Stalinit. Punëtorët skllevër përdoreshin ngado. Ndërtonin Kanalin e Detit të Bardhë dhe rreth 1.000 punëtorë vdisnin çdo ditë, për 20 muaj rresht të ndërtimit të Kanalit. Në total ky kanal u kushtoi jetën 600.000 njerëzve. Kur ishte e nevojshme skllevërit që ishin më afër murit që ndërtohej, shtyheshin për të mbyllur prurjet e ujit, si në vend të thasëve. Kanali i Detit të Bardhë, i gjatë 227km, u përfundua më 1 gusht 1933. Stalini shkoi personalisht për ta inspektuar.Kolektivizimi bujqësor në vitet 1932-1933 u pasua nga uri, në një masë që nuk ishte hasur më parë. Aktivistët politikë hoqën nga tregu çdo kokërr drithi dhe çdo vezë, çdo perim dhe çdo frut. Autokolona pafund largonin ushqimin. Çdo ukrainas që dyshohej edhe për gjënë më të vogël, shpesh dyshime të sajuara, apo që tentonin të zbusnin sadopak impaktin e urisë, duke fshehur pak drithra, apo ushqime, kur kapeshin nga autoritetet, ose vriteshin, ose futeshin më kampet e përqëndrimit të punëtorëve skllevër.Fëmijë jetimë në kohën e urisë vriteshin në një therrtore të ndërtuar posaçërisht dhe mishi i tyre shitej për ushqim.Afro 15 milionë persona vdiqën gjatë kohës së urisë së madhe.Sllogani zyrtar sovjetik ishte tejet cinik: “Të gjitha për të mirën e popullit, të gjitha në emër të lumturisë së popullit!”Ekonomia ruse menjëherë u përkeqësua pas Puçit të Tetorit. Ndaj dhe ndihma amerikane ishte një e keqe e domosdoshme.Rockefeller i kushtoi vëmendje të veçantë ndërtimit dhe fuqizimit të makinerisë sovjete të luftës. Ekspertë amerikanë pranuan se Komunizmi mund të binte lehtësisht, nëse nuk do të ndihmohej nga amerikanët plani i tyre i parë 5-vjeçar, por edhe planet e tjera në vazhdim, të cilat u ndihmuan pjesërisht.Injoranca e rusëve krijonte vazhdimisht probleme të reja. Paratë amerikane vazhduan t’i jepnin frymë dhe jetë një sistemi të dobët, inefiçient, por nga ana tjetër brutal, përveç gjithë vështirësive të hasura. Rusët nuk ishin të aftë në ato kohë të ndërtonin fabrika të sofistikuara, edhe pse amerikanët u dhanë atyre projekte të gatshme.Kjo situatë shtyu ndërtuesin Albert Kahn nga Detroit të mbyllë një marrëveshje me Moskën në Shkurt 1930, mes së cilës ai do të ndërtonte një numër të godinave industriale në Bashkimin Sovjetik. Kostoja totale e ndërtimeve shkonte në 2 miliardë dollarë. Asistenti i tij i afërt shërbeu edhe si konsulent i Qeverisë Sovjetike.
Gjermanët lejuan estonezët të mbajnë flamurin e tyre kombëtar. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kreu i NKVD, Lavrenti Beria, ishte një kasap i famshëm. Ai kryente krime dhe ua vishte, apo fajësonte për to nazistët. Ishte ky njeri që dërgoi 20 milionë njerëz si skllevër në kampet e përqëndrimit të punëtorëve.Për krahasim, në kampet gjermane gjërat ishin ndryshe. 
Pas mposhtjes së Gjermanisë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik, territore të reja në Europën Lindore iu dhanë Bashkimit Sovjetik nga Fuqitë Perëndimore.Në vitin 1946 Bashkimi Sovjetik filloi të kthente refugjatët, kryesisht nga Franca. Dhjetra mijëra emigrantë rusë i besuan proragandës dhe menduan se komunistët ishin bërë më humane. Por u zgjuan, u ndërgjegjësuan brutalisht. Nuk e kishin idenë se Bashkimi Sovjetik kishte ende nevojë për skllevër të rinj. Ata më të rinjtë duhet të dërgoheshin në Rusi, për kampet e punëtorëve skllevër, ndërsa të vjetrit do të vriteshin me një plumb pas kohe. Familje të tëra ishin ndarë dhe këto ndodhnin në portin e Odessës.Bashkëshorteve nënshtetase të huaja, u konfiskoheshin pasaportat.Komunizmit rus i nevojiteshin miliona skllevër. Kampe të reja skllevërish ishin hapur për të huaj, me pëlqimin e heshtur edhe të udhëheqësve Perëndimorë.Nën një dektret të firmosur nga Lenini në vitin 1919 (në të cilin ishte shkruar: “Ndalohet Publikimi!”) shruhej se, të gjithë të huajit “e asnjë vlere” duhet të dërgohen në kampe përqëndrimi.
Një shtetas amerikan, John Noble, ishte liruar nga burgu në Dresden më 5 korrik 1945. Fakti që kishte imunitet diplomatic zvicerian, nuk e shpëtoi atë dhe familjen e tij, e cila së bashku me të kaloi 15 vite në një kamp skllevërish në Vorkuta. Vorkuta ishte destinacioni, i njohur si destinacioni pa kthim.Vetë Noble dëshmon: “Më kujtohet ende ajo ditë kur gjeneral Maslenikov erdhi në Vorkuta, erdhi tek kampi ynë, shkoi edhe tek kampe të tjera dhe na kërkoi që të çoheshim dhe të flisnim. Na tha se kushdo e ka lirinë të flasë, askush nuk do të ndërshkohet. Askush nuk ngrihej, megjithëse ai e përsëriti kërkesën e tij për shumë herë. Por, pas rreth 20 minutash që ai u bënte skllevërve të njëjtën kërkesë, kërkesën pra që të flisnim, një burrë u çua më këmbë. Ai ishte një profesor historie nga Universiteti i Leningradit, që i tha paraprakisht se, e dinte që pasi të fliste do i shtohej dënimi edhe me 10 vite të tjera qëndrim në kamp. Por gjenerali sërish i tha që të shprehej lirisht. Atëherë profesori përmendi të gjitha stadet e skllavërisë në historinë e qënies njerëzore dhe kur mbërriti në historinë e atyre momenteve i tha gjeneralit se, nuk ka patur skllavëri më brutale dhe më antihumane se skllavëria që po përjetonin. Ai nuk u dënua me 10 vite më shumë dënim, ai thjesht u ekzekutua në vend”.Në Vorkuta ishin gjithësej 2 milionë skllevër që punonin në 40 miniera qymyrguri, në fabrika çimentoje dhe tullash. Dokumentat zbulojnë se 60.000 të huaj, duke përfshirë finlandezë dhe rumunë ishin marrë nga Pechora për në Komi.
Jo më parë se viti 1955, Presidenti amerikan Eisenhower kërkoi lirimin e John Noble. Dhe ai u lirua menjëherë në të njëjtin vit.
Kurse diktatori Nikita Khrushchev, pas Stalinit, liroi më shumë se 200.000 të huaj, nga 45 vende që ndodheshin në kampet e skllevërve në vitet 1950.
Në vitin 1945, në Nieder-Schlesien, Ushtria e Kuqe kaloi përmes me 25 vagona të mëdhenj, mbushur me materiale arkivore sensitive, që përmbanin edhe shumë dokumenta nga Llozha të ndryshme Masonike në Gjermani, Francë, Belgjikë, Hollandë, Luksenburg, Poloni dhe Çekosllovaki. Këto dokumenta u dhanë kërkuesve, historianëve, politologëve, një tablo gjithëpërfshirëse, më të plotë të fuqisë sekrete zotëruese të Masonërisë së Lirë Ndërkombëtare.Të gjitha materialet u çuan në Moskë, ku dhe u formua baza e Arkivës Speciale të Bashkimit Sovjetik (Osoby Arkhiv, OA). Me gjithë këto arkiva sekrete masonike Stalini mund të shantazhonte shumë politikanë masonë të Perëndimit, mdaj kishin frikë se aktiviteti i tyre tejet sensitiv, mund të bëhej publik.Proçes-verbali i mbajtur në një takim të Grand Llozhës në Gjermani në vitin 1917, regjistron qëndrimin që vijon: “Anarkisti dhe revolucionari Lenin aktualisht dhe në vazhdimësi me konsistencë përfaqëson idealet politike të Masonërisë së Lirë Ndërkombëtare”.Në Arkivë gjenden edhe shumë dokumenta esencialë masonikë lidhur me rolin e shoqërive sekrete në politikat botërore.Stalini u bë një kërcënim serioz për elitën e partisë gjithashtu, e cila vendosi që ai të eliminohej. Një nga konspiratorët ishte Lazar Kaganovich, anëtar i Byrosë Politike. Stalinit iu organizua një komplot dhe iu ndryshuan medikamentet që merrte, duke i dhënë të tjera, të cilat Molotov i quajti helm-miu.Beria ndihej gjithashtu i kërcënuar dhe bëri një plan, të koduar me emërtimin “Moxart”. Ai u sigurua që Stalini nuk do të merrte medikamente për 12-13 orë, që të merrte atë që “duhej” dhe pas 3 ditësh, më 5 mars 1953 Stalini vdiq.Pas vdekjes së Stalinit një seri revoltash shpërthyen në shumë kampe skllevërish punëtorë, ku mbaheshin 22 milionë skllevër. Revolta në Vorkuta filloi më 1 gusht 1953, më pas revolta shpërthyen në Karaganda, Kazakistan, më 16 maj 1954.
Nga viti 1937, 18 milionë njerëz ishin vrarë nën valën e terrorit drejtuar nga ithtari i Stalinit Lazar Kahanovich, pas 30 milionë të humburve gjatë kolektivizimit dhe urisë. Terrori i madh filloi në vitin 1937. Njerëzit ekzekutoheshin në grupe masive. Kjo valë vrasjes goditi edhe Moskën dhe Leningradin më 30 tetor 1937, teksa një numër i madh njerëzish u vranë. Ekzekutimet bëheshin sipas një plani të hartuar. Kaganovich kishte hartuar planin e parë të ekzekutimeve në korrik 1937. Sipas këtij plani NKVD, brenda një periudhe 4-mujore mbi 75 mijë njerëz u vranë, por u pa që rritmi i vrasjeve ishte i ngadaltë. Funksionarë lokalë propozuan zgjidhje të problemit për përshpejtimin e vrasjeve, sugjerime të cilat u aprovuan dhe u adoptuan nga Byroja Politike. Kjo bëri të mundur ekzekutimin edhe të 48 mijë të tjerëve dhe burgosjen e 9.200 personave të tjerë, në mbylltje të periudhës 4-mujore. Ende kuotat nuk ishin ato që duhet të ishin, nuk ishin të mjaftueshme.Totali i personave të burgosur në Bashkimin Sovjetik shkoi në 7 milionë njerëz, gjatë periudhës 1937-1938.Aleksander Solzhenitsyn kalkuloi mesatarisht numrin e të ekzekutuarve në periudhën 1937-1938, që arrinte në 1 milionë, por kësaj shifre i shtoheshin edhe 2 milionë të tjerë që kishin vdekur gjatë punës në kampet e përqëndrimit.“Literaturnaya Rossiya” në vitin 1992 publikoi mesataren më të lartë të numrit të viktimave të regjimit Sovjetik, duke përfshirë edhe ata të vdekur nga uria dhe nga lufta civile, shifra e publikuar ishte – 147 milionë.Vrasja sistematike e fëmijëve filloi në vitin 1934. Në fund të fundit, për një shtet të krimit, mirëmbajtja e fëmijëve kushtonte në të holla. Vetëm në periudhën 1935-1939, 92.000 fëmijët të grupmoshës 12-16 vjeç u persekutuan. Më 1 prill 1939, 10.000 minorenë u dërguan në kampet e skllevërve punëtorë.Në tetor 1940 “Cheka-istët” burgosën afro 1 milionë fëmijë, të moshave nga 14 deri në 17 vjeç. Njësitë e NKVD i shpërndante fëmijët / të rinjtë në disa qytete të Rusisë, menjëherë i ndante në tufa dhe i çonte nëpër kampe, ku shumica vdisnin nga puna çnjerëzore dhe nga uria.Në vitin 1943, Cheka-istët arritën të mblidhnin 2 milionë fëmijë.
Për të tejakaluar problemet ekonomike, Stalini planifikoi një sulm (operacionin “Stuhi”) kundër Gjermanisë dhe kombeve të tjera të perëndimit, më 6 korrik 1941. Por për të ekzekutuar planet, duhet të dimë që Stalini kishte hyrë në dy Traktate: i pari më 23 gusht 1939 (pakti Ribbentropp – Molotov) me Gjermaninë, i dyti ishte ai i 15 tetorit 1939, pakti Stalin – Churchill (me Anglinë), që ishte edhe më i favorshëm. Sekretari i Shtetit për Luftën Churchill nënshkroi dokumentat ekzekutivë të paktit, më 8 shkurt 1940, në Londër.Bashkimi Sovjetik nuk kisjte marrë asnjë nga bazat në Finlandë, kështu, më 30 nëntor 1939, Stalini sulmoi Finlandën pa deklaratë lufte. Lufta e Dimrit kishte filluar. Por në Bessarabia (sot Moldavi), Lituani, Letoni dhe Estoni trupat Sovjetikë u pranuan të hidhnin baza pa rezistencë.Më 21 qershor 1940, në të njëjtën ditë u organizuan grushte shteti në tre Shtete Balltike. Më pas erdhi terrori komunist. Hohannes Vares Barbarus do të thoshte: “Tashmë dielli i kushtetutës së Stalinit është mbi ne”.Rrugët e Estonisë filluan të mbushen me viktimat e komunistëve, të tjerë po burgoseshin.Natën e 14 korrikut 1941 dhjetra mijëra njerëz u deportuan në Siberi nga Shtetet Balltike. Komunistët donin të deportonin 700.000 estonianë dhe të linin prapa vetëm 358.000, por koha ishte e pamjaftueshme. Estonia kishte qindra revolucionarë internacionalë që kishin ardhur nga vende të ndryshme për të terrorizuar, torturuar dhe vrarë njerëzit më të mirë, sipas standarteve të praktikave komuniste.Mes tyre shkuan Idel Jakobson nga Letonia për t’u bërë më pas kreu i seksioneve të investigimeve të NKVD. Ai dërgoi shumë estionianë drejt vdekjes.Lenini pyeste dikur popullin: “Çfarë është fuqia e Sovjetit?”Ashtu si Lenini shumë estonianë pyesnin: “Çfarë është fuqia e Sovjetit?”Dhe përgjigja ishte sa e heshtur, po aq edhe shurdhuese: “burg, vrasje masive dhe punëtorë skllevër”.
Më 22 qershor 1941 trupat e Hitlerit invaduan në Perandorinë e Sovietit për të përvetësuar sulmin e planifikuar të Sovjetit. Inteligjenca gjermane ishte në dijeni të planit rus, ndaj dhe përgatiti planin antigramë, operacionin Barbarossa.3.8 milionë ushtarë sovjetikë u dorëzuan. Ata refuzuan të luftonin për Stalinin.Në Estoninë që po vuante ferrin komunist, hynë gjermanët, të cilët u pritën me entuziazëm si liberatorë.
Terrori vazhdonte edhe nën pushtetin e Nikita Krushchov.Mes të tjerash, ai dha urdhër q çmendur që të testohej një bombë atomike mbi qënie njerëzore, pranë fshatit Totskoye, më 14 shtator 1954. “Vëreni impaktin!” – ulërinte Nikita.
Pushtimi i Kinës nga komunizmi ishte planifikuar në Konferencëm e Potsdam në verën e vitit 1945. Shtetet e Bashkuara kishin rolin e tyre të heshtur dhe të fshehur edhe në këtë proçes. Kjo është konfirmuar nga përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit Owen Lattimore, i cili ka thënë: “Problemi ishte si të lejonin Kinën të binte nën pushtetin komunist, pa u shfaqur në dukje nxitjet e bëra nga Shtetet e Bashkuara”.Fillimisht kinezët pro komunistë filluan të vrisnin njëri-tjetrin për shkak të bindjeve të tyre politike. Më pas ata filluan të hanë njerëz. Vrasjet nuk ishin të mjaftueshme, i duhej ngrënë mishi armikut, duke rritur valën e luftës së klasave. Fillimisht njerëzit torturoheshin, më pas u hapej stomaku teksa ishin të gjallë, si të therrnin një derr – “do u nxirrni më pas jashtë zemrën dhe mëlçinë, prijini copëra dhe hajini” – u thoshte udhëheqësi.Në këtë pikë “kulminante” epidemie komuniste, mishi i njeriut gatuhej për sallonet ku dakonin komiteti i revolucionarëve të qytetit Wuxuan.Viktimat e komunizmit në Kinë arritën në 140 milionë.
Kohët kaluan, progresuan, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik u bë më shumë se e bujshme. Ishte koha e likuidimit të sistemit më të ngurtë. Në pranverën e vitit 1990 Bashkimi Sovjetik u përball me kriza akute monetare, produkti i brendshëm bruto kishte rënë në 2%, inflacioni rritej me 23% në vit dhe po shterronin të gjitha produktet e konsumit. Një valë grevash e përkeqësoi edhe më shumë situatën.Në vitin 1991, 14 deri në 19 miliardë dollarë në monedhë të huaj, është tërhequr dhe dërguar jashtë vendit. Për pasojë, prodhimi ra në formë drastike. Bashkimi Sovjetik u fut në kolaps total.Pas rrënies së komunizmit, shumë kriminelë komunistë u bënë Masonë të Lirë anë e mbanë Europës Lindore. Për shembull presidenti i Ukrainës Leonid Kravtchuk u bë Mason i Lirë, ministri i mbrojtjes, apo një persekutor i rusëve, apo një këngëtar i njohur (Josef Kobzon), shumë prej tyre u bënë Masonë të Lirë.Në qendër të Kievit gjithkush mund të shikojë një simbol të njohur masonik, që e has në Llozhat Masonike të New York-ut dhe Dallas-it.Vladimir Putin në një vizitë në Kiev, vite më parë, do të pyeste të pranishmit në sallë: “Çfarë shenjë masonike është ajo që pashë?”
Gjithashtu, njerëz të pandershëm nga Estonia gjetën strehë në shoqëritë sekrete. Arno Koorna për shembull, sekretar i partisë, një informator komunist, u bë Grand Master i Masonërisë në Estoni. Një ish torturues dhe persekutues i qindra profesorëve dhe studentëve në Estoni.
Silvio Berlusconi dhe politikanë të tjerë të Perëndimit morën mbështetje për aktivitetin e tyre kriminal, brenda shoqërive sekrete ku u inkuadruan. Anëtarësimi i Berlusconi-it mban numrin Propaganda 2 – 1816. Apo, Bashkimi Europian u themelua në shenjën zodiake të Akrepit, më 1 Nëntor 1993.Takimi Bilderberg i Iluminatit i vitit 2003, shënoi prezencën e Jose Manuel Barroso dhe vetëm një vit më pas, ky i ftuar special në takim u bë kreu i Bashkimit Europian.Mund të përmendim raste të tilla, pafund!
Presidenti amerikan John Quincy Adams (1825-1829) mendonte se: “masonëria duhet të shporret njëherë e përgjithmonë”. Ai citonte: “Është gabim, esencialisht gabim – është një farë diabolike, që nuk mund të prodhojë kurrë të mirë. Ekzistenca e një rendi të tillë është fatalitet që gërryen moralet e shoqërisë”.
Masonëria vazhdon të na rrënojë dhe të na hedhë murtaja, në shumë forma. Globalizmi është po aq i vjetër sa komunizmi, por me një formë ndryshe. Objektivi i tij kryesor është shkatërrimi i konsekuencës nacionale/kombëtare. Nacionalizmi është kërcënimi më i madh i Masonërisë së Lirë Internacionale.
Hermesi nënqesh përballë injorancës së njerëzve, sepse ne ende nuk po mundim të shohim mashtrimet e masonërisë dhe jo vetëm kaq, vazhdojmë dhe ju besojmë projekteve të tyre. E pra, mos i besoni asgjëje që u thonë këta tregtaro-pushtetarë falco! Mendoni për veten dhe sekretet e botës do të shpalosen përpara jush!Edhe fuqia sekrete e masonëve të lirë mund të thyhet. Iluminati nuk mund t’i qëndrojë përballë dritës të së vërtetës dhe përpiqet ta shmangë atë, si shejtani temjanit.Forcat e errëta në mënyrë të paevitueshme do të bien dhe drita do të ndriçojë sërish shpirtrat e njerëzve.
ATA QË INJOROJNË 300 MILIONË VIKTIMA TË KOMUNIZMIT NDAJNË PËRGJEGJËSI MORALE!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"REVOLUCIONI" BOLSHEVIK RUS, KRIM I ORGANIZUAR NGA MASONËT-ILUMINATI & KOMUNISTËT Cikël historik _ Pjesa 4

Next Story

Lufta frontale e Trump, sjell Bill Gates në EUROPË. Gates zbarkon në Europë, Aleancë e tij me BE.

Latest from Info