2011 Rama dhe Partia Socialiste, nxorën në rrugë socialistë dhe militantë nga ana e anës për të protestuar dhunshëm kundër qeverisë në pushtet, për skandalin e korrupsionit të Ilir Metës dhe një videotegjistrimi të fshehtë të ministrit të LSI, që u bë publik.
U shkulën plloça dhe trotuarë, drunj dhe hunj, gurë dhe sende nga më të ndryshmet që i hidheshin forcave të rendit dhe kryeministrisë. Një makinë gjithashtu, si pjesë e dhunës, rrëzoi gardhin e hekurt të godinës së kryeministrisë dhe u fut në oborrin e saj.
Mund të ndodhte kjo në Paris, Romë, Londër apo gjetiu dhe policia, garda dhe ushtria të mos vepronte? Kurrsesi!
4 njerëz të mjerë të organizatorëve që i kishin thirrur të ishin pjesëmarrës, humbën jetën.
Kush i vrau dhe si, gjithçka është ende në errësirë, në terr të plotë, edhe pse Rama ka 12 vite që mban pushtetin në duart e tij.
2013, Rama dhe Partia Socialiste bënë aleancën e madhe të turpshme me Ilir Metën, që i solli në pushtet. E harruan atë që kishte ndodhur vetëm 2 vite më parë dhe kreun e krimit korruptiv Ilir Meta e bënë aleatin “e vyer” për rrëmbimin e pushtetit.
Në këtë formë socialistët amnistuan Metën.
Në rastin më të keq, që është edhe më kokëfortë se i pari, amnistia pra, është që dy palë të ngjashme u bashkuan për të rrëzuar qeverinë ekzistuese, një bashkim PS dhe LSI që i privon sot nga e drejta për të kërkuar drejtësi për një gjë ku palët janë pjesë e krimit.
2017 Partia Socialiste mes deputetëve të saj dhe vetëm me votat e tyre i dhanë Ilir Metës postin më të lartë të Shtetit Shqiptar, atë të Presidentit të Republikës.
Është e turpshme dhe deri indinjuese të dëgjojmë socialistë të flasin për 21 janarin, të dëgjojmë socialistë të flasin për korrupsionin, të dëgjojmë socialistë të flasin për drejtësi.
Nëse duan drejtësi, të parët që duhen ndëshkuar janë socialistët dhe vetëm socialistët, që morën korrupsionin në gji, për hir të pushtetit. Pse? Sepse janë të ngjashëm dhe pa asnjë ndryshim nga LSI, që edhe natyrshëm ka qenë pjesë e tyre organike.
Rama nuk do të kishte ardhur kurrë në pushtet pa Metën.
Meta nuk do të ishte bërë kurrë president pa Ramën.
Meta nuk do të ishte kurrë në burg, pa…
Rama nuk do të jetë kurrë i lirë, pa…