Plazhi i Kuq i Santorinit u Shemb në Det Pas Një Tërmeti me Magnitudë 5 Rihter

/

I gjithë shpati u fundos në det.

Pjesë të mëdha shkëmbi u shkëputën nga Plazhi i Kuq i Santorinit, pas një rrëshqitje masive shkëmbinjsh dhe dheu, pas tërmetit me magnitudë 5 ballë në Amorgos, pasditen e së martës.

Shkëmbinjtë që ranë në vend bllokuan shtegun që të çon në plazh dhe madje shkatërruan disa parmakë që ndodheshin në shteg.

Plazhi i Santorinit tashmë është i mbyllur dhe aksesi mund të bëhet vetëm nga deti, ndërsa po shprehet frika për rrëshqitje të tokës në zonat e banuara nëse “vallja” e çmendur e tronditjeve tektonike të shkallës Rihter vazhdojnë.

Vihet re se videoklipi i njohur i këngëtares Alkistis Protopsaltit “Lava” është filmuar në Plazhin e Kuq, një nga plazhet më të fotografuara në planet.

Ky plazh që shihni nuk ekziston më…!

Plazhi i Kuq është një nga plazhet më të famshëm të Santorinit. Ndodhet në bregun jugperëndimor të ishullit, 12 kilometra nga Thira dhe 23 kilometra nga Oia.

Emrin e ka marrë nga ngjyra e kuqe unike e shkëmbinjve që e rrethojnë, por këtë mjedis të rrallë e plotësojnë guralecat e zinj nga të cilët përbëhet.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Skenari Horror": Vullkan, Tërmet, Cunami Njëkohësisht"! Çfarë Tha Drejtori i Institutit të Gjeodinamikës?

Next Story

"Studimi i Tre Shkencëtarëve Grekë" për Vullkanin Nënujor Kolumbos, në Santorini, që u Injorua nga Qeveria!

Latest from Info