Cilat vende po ndjekin?
Pas një vendimi të presidentit të vendit, Javier Milei.
Presidenti argjentinas Javier Milei ka urdhëruar ministrin e Jashtëm Gerardo Werthein të tërheqë Argjentinën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke shënuar një ndarje historike me organizmin ndërkombëtar.
Ky vendim vjen në një kohë kur OBSH po përballet me kritika në rritje për rolin e saj në menaxhimin e pandemisë Covid-19, si dhe për marrëdhëniet e saj me kompanitë farmaceutike dhe figura të diskutueshme, si Peter Daszak. Daszak konsiderohet nga shumë njerëz si figura qendrore pas eksperimenteve në laboratorin e Wuhan, të cilat dyshohet se janë të lidhura me shfaqjen e virusit.
E gjithë kjo është një shuplakë kumbuese për qeveritë që, në vend që të mbronin qytetarët e tyre, imponuan karantinim të ashpër, vaksinime të detyrueshme dhe autoritarizëm shëndetësor, duke ndjekur verbërisht udhëzimet e OBSH-së. Vende si Kanadaja, Gjermania, Franca, Australia dhe Shqipëria, jo vetëm që vendosën masa ekstreme të kontrollit, por gjithashtu ndanë shoqëritë e tyre, duke shkatërruar bizneset dhe duke çuar miliona njerëz në varfëri ekonomike.
Nga ana tjetër, vendimi i Argjentinës, ashtu si njoftimi i tërheqjes së SHBA-së, përbën fillimin e një efekti domino të tërheqjeve.
Tashmë, Italia, Malajzia, Kenia dhe India thuhet se po shqyrtojnë lëvizje të ngjashme, duke treguar se durimi i njerëzve me organizatat ndërkombëtare të shtypjes, ka mbaruar.
Tërheqja e Argjentinës dërgon një mesazh të qartë: shoqëritë nuk e harrojnë terrorizmin që u është imponuar në emër të “shëndetit” dhe nuk do të tolerojnë më cenimin e lirive të tyre nga “ekspertët” që u treguan më të rrezikshëm se vetë pandemia.