Angela Merkel, Sot, 66! Ku e Festoi Ditëlindjen?

Dy 6 plotësuan sot, 6 vitet e alalumit migrator në Europë dhe të krizës ekonomike, sociale dhe demografike planifikuar, implementuar dhe drejtuar nga Kancelarja gjermano-lindore Kasner-Merkel.

17 korrik 2020, kancelarja mbushi plot 66 vite jete intensive.

Ditëlindjen sigurisht që nuk kishte kohë ta festonte, veçse në zemër të Europës së gjermanizuar, në Bruksel, në takimin e drejtuesve të shteteve, për të diskutuar mbi Fondin e Ndihmës dhe Shpëtimit në një kohë krize të thellë ekonomike.

Sot, si presidente e Këshillit të Europës, thirret ta shpëtojë atë, nga pasojat e një pandemie, që ishte dhe goditja e fundit për ekonominë europiane të tronditur prej disa vitesh.

Në Berlin ndërkohë ka filluar “beteja” për postin e Kancelarit, apo për trashëgimtarin e saj. E vetmja gjë e sigurtë është se CDU nuk do të zgjedhë më një grua për postin e Kancelarit. Vetë Merkel shtiret sikur nuk i intereson kush do të jetë trashëgimtari, por dëshiron që të kalojë mesazhin se i intereson vetëm e ardhmja e Europës së Bashkuar, që duket se po tronditet ndjeshëm nga forcat e djathta konservatore në Francë, Itali, Hungari, Poloni dhe në disa shtete të tjera, përkrah Britanisë që i tha “lamtumirën” e përherëshme Bashkimit Europian.

Merkel po bëhet promotore e betejës kundër nacionalizmit në Europë, duke synuar një Europë të gjermanizuar dhe solide, por pa forca të ekstremit të djathtë prezent, me synimin për të luajtur rolin e balancueses mes SHBA-së dhe Kinës.

Ditëlindja e 66-të e gjen Kancelarinë gjermane dhe atë personalisht në marrëdhëniet më të këqija të mundshme me Amerikën dhe Presidentin Trump, në një luftë të ftohtë dhe të heshtur me Rusinë dhe Presidentin Putin, por në një aleancë solide (edhe pse thuajse të nëndheshme) me Kinën dhe Turqinë.

Që prej vitit 2005 është Kancelare e Gjermanisë, 15 vite në fronin e Kancelarit, garon “denjësisht” përkrah disa diktatorëve për nga koha në pushtet, por padyshim e zgjedhur në një vend demokratik dhe në aleancë me të majtën. Qëllimi justifikon mjetin, kancelaria justifikon alenacën.

Happy Birthday Madam Merkel!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Turqi: Përmbytje e Madhe në Rizunda, Vendlindja e Erdogan.

Next Story

Profesori Farmakolog i Njohur Panbotërisht Deklaron: "Me 99% Nuk do të Ketë Vaksinë për Coronavirus-in. Vetë Virusi Nuk Na Vret!"

Latest from Opinione