Raporti i djeshëm se qeveria amerikane po financonte agjenci si Politico, Associated Press, BBC dhe të tjera ngriti më shumë pyetje, sesa përgjigje në skandalin e USAID-it.
Sipas Wikileaks, agjencia qeveritare e USAID-it, aktivitetet e së cilës u zbuluan nga Elon Musk, pagoi gjithsej 6,200 gazetarë, 707 organizata mediatike dhe 279 OJQ në të paktën 30 vende të botës për të propaganduar në favor të çështjeve të ndryshme si LGBTQ+, apo lufta në Ukrainë.
USAID was funding over 6,200 journalists across 707 media outlets and 279 "media" NGOs, including nine out of ten media outlets in Ukraine.https://t.co/tLUoBT2GfNhttps://t.co/Siq2RJOXQf pic.twitter.com/LyaUFuq3He
— WikiLeaks (@wikileaks) February 6, 2025
Edhe pse faqja specifike me mediat e vendeve, është hequr nga faqja e USAID-it, informacionet tregojnë se mes tyre është edhe Shqipëria.
Sipas Reporterëve pa Kufi (RSF), ngrirja e ndihmave të huaja nga administrata Trump, rreth 268 milionë dollarë që synonin të financonin mediat “e pavarura” dhe rrjedhën e lirë të informacionit, e ka “kaluar gazetarinë në mbarë botën në kaos”.
Pothuajse menjëherë pas hyrjes në fuqi të ngrirjes së fondeve, organizatat gazetareske në mbarë botën, që marrin ndihmën amerikane filluan t’i drejtohen RSF-së duke shprehur pakënaqësinë e tyre të fortë për shkurtimin e ndihmës / fondeve.
Organizatat e prekura përfshijnë OJQ të mëdha ndërkombëtare që mbështesin mediat “e pavarura” si Fondi Ndërkombëtar për Mediat me Interes Publik dhe media më të vogla individuale.
USAID was funding over 6,200 journalists across 707 media outlets and 279 "media" NGOs, including nine out of ten media outlets in Ukraine.https://t.co/tLUoBT2GfNhttps://t.co/Siq2RJOXQf pic.twitter.com/LyaUFuq3He
— WikiLeaks (@wikileaks) February 6, 2025
Programet e USAID-it mbështetën mediat “e pavarura” në më shumë se 30 vende, por është e vështirë të vlerësohet shkalla e plotë e dëmit të shkaktuar në mediat globale.
Shumë organizata hezitojnë të tërheqin vëmendjen nga frika se mos rrezikojnë financimin afatgjatë ose mos përballen me sulme politike.
Sipas një buletini të USAID-it, i cili që atëherë është hequr nga linja, në vitin 2023, agjencia financoi trajnime dhe mbështetje për 6,200 gazetarë, asistoi 707 agjenci lajmesh joshtetërore dhe mbështeti 279 organizata të shoqërisë civile mediatike të angazhuara në forcimin e mediave të pavarura.
Buxheti i ndihmës së huaj për vitin 2025 përfshinte 268,376,000 dollarë të akorduara nga Kongresi për të mbështetur gjoja “mediat e pavarura dhe rrjedhën e lirë të informacionit”.
Sigurisht, shqetësimi i RSF-së dhe një organizate tjetër, Columbia Journalism Review, nuk ka të bëjë me propagandën që përhapën këto media me pagesë, por me gjoja “heshtje” të mediave gjoja “të pavarura”, duke u ndërprerë financimet.
The architects behind the Trump impeachments and lawfare were plotting to launder money through USAID for their anti-Trump resistance efforts.
— Natalie Winters (@nataliegwinters) February 4, 2025
I obtained their “2025 Democracy Playbook” which admits to all of this. pic.twitter.com/izopd5G4P4
Kush ka marrë nga këto fonde në Shqipëri? Nëpërmjet cilës organizatë apo shoqatë janë kanalizuar? Sa është shuma dhe cilat janë direktivat e dhënë në Media, nëpërmjet edhe qeverisë?
Nuk do të vonojë dita që të gjithë do të jenë në “fronin” e të pandehurit dhe do të japin llogari.