Paralajmërimi i Fundit nga SHBA për Zelenskin: “Mos Guxo më të Flasësh Keq për Presidentin Trump”!

/

Deklarata e zëvëndës-Presidentit J.D. Vance.

“Ide e keqe dhe e gabuar nëse mendon se do të ndryshojë mendim Presidenti, teksa flet keq për të”, tha zëvendës Presidenti i SHBA-ve J.D. Vance, duke i dhënë kështu paralajmërimin e fundit Volodimir Zelenskit.

J.D. Vance e përmbylli deklaratën e tij me hamendësimet e Zelenskit se, Trump bie viktimë e desinformimit rus, si të mos ketë shërbimet e tij, për ta informuar atë, lidhur me atë që ndodh realisht, por pret që të informohet nga ukrainasi president.

Këto tha J.D. Vance disa orë pas fjalëve që tha ukrainasi Zelenski, duke gjykuar se Presidenti Trump jeton në një “fluskë ruse desinformimi”, duke e vënë në “fronin” e gjykimit, teksa deklarata është e ashpër dhe në ligjëratë të drejtë, pa përdredhje dhe nënkuptime.

“Padyshim që e duam popullin ukrainas, admirojnë vetëflijimin e ushtarëve, por kryesisht mendojmë se kjo luftën duhet të marrë fund shumë shpejt. Kjo është politika e Presidentit Trump, e SHBA-ve dhe nuk bazohet në asnjë desinformim rus, por në faktin se presidenti Trump e njeh mirë gjeopolitikën dhe ka një koncept të palëkundur dhe konsistent për një kohë të gjatë, lidhur me çështjen”, tha Vance.

Ai shtoi se Zelenski ka konsulencë shumë të keqe dhe të dobët, lidhur me atë sesi do të duhet të përballet me administratën Trump.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Lavrov: "Po i Shmangemi Pragut të Purgatorit, Ku na Udhëhoqi Biden"!

Next Story

“Ultimatum” nga SHBA-të Drejt BE-së: “Keni 3 Javë Kohë të Pranoni Planin për Ukrainën ose Largohemi nga Europa”!

Latest from Info