A e Dinit? – Kjo Është e Vetmja Pjesë në Trup që Nuk Rrjedh Kurrë Gjak

/

Është një pikë ku nëse gjaku do të rrjedhte përmes saj, nuk do të funksiononte siç duhet.

Pa gjak nuk do të kishte jetë dhe sasi të mëdha gjaku qarkullojnë nëpër trupin tonë çdo ditë. Megjithatë, a e dinit se ekziston një pjesë unike në të gjithë trupin që nuk merr kurrë gjak?

Është një pikë që nëse gjaku do të rrjedhë atje, ajo nuk do të funksionojë siç duhet.

Kjo është shumë e rëndësishme për mbijetesën tonë dhe për rrjedhën e mirë të jetës sonë.

Cila është pjesa e trupit nëpër të cilën gjaku nuk kalon kurrë?

Kjo pikë ndodhet në syrin tonë dhe është kornea!

Kornea është pjesa e përparme transparente e syrit, e cila mbulon irisin, bebëzën dhe dhomën e përparme.

Ajo përbën sipërfaqen më refraktive të syrit dhe është përgjegjëse për fokusimin e saktë të rrezeve të dritës në retinë, e cila nga ana tjetër e përkthen dritën në një stimul vizual.

Kjo tunikë e përparme, pikërisht sepse duhet të jetë transparente për të kryer siç duhet funksionin e saj, nuk ka enë gjaku.

Kjo pjesë merr oksigjen direkt nga ajri dhe merr lëndë ushqyese përmes lëngut lotsjellës dhe fibrave nervore të saj.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Lista e Qyteteve më të Lumtura në Botë

Next Story

Trump iu Drejtua Kryeministrit Kanadez i Cili Deklaroi se "Kanadaja Nuk Është në Shitje": "Kurrë Mos Thuaj Kurrë"!

Latest from Info