India Nis Sulmin me Raketa Ndaj Pakistanit – “Ne Goditëm Infrastrukturën Terroriste”!

/

Pakistani e konfirmoi sulmin.

India goditi gjithsej nëntë objektiva brenda territorit pakistanez të martën vonë në mbrëmje, në hakmarrje për sulmin terrorist në Kashmir, më 22 prill, që vrau 26 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Shpërthime të shumta të fuqishme u dëgjuan në rajonin pakistanez të Kashmirit përreth qytetit të Muzaffarabad, thanë disa dëshmitarë për Reuters.

Pas shpërthimeve, sipas të njëjtave burime, qytetit iu ndërpre energjia elektrike. Pakistani konfirmoi se ishte një sulm me raketa nga India.

Të dy vendet janë në prag të luftës pas sulmit terrorist vdekjeprurës që ndodhi në Kashmirin Indian, disa javë më parë. India akuzon Pakistanin se qëndron pas sulmit, ndërsa Islamabadi i mohon akuzat.

Siç është raportuar nga mediat indiane, Forcat e Armatosura Indiane kanë nisur së fundmi “Operacionin SINDOOR”, duke goditur infrastrukturën terroriste në Pakistan dhe në Xhamu dhe Kashmirin e pushtuar nga Pakistani, nga ku ishin planifikuar dhe drejtuar sulme terroriste kundër Indisë.

Në total, janë shënjestruar nëntë (9) lokacione.

“Veprimet tona ishin të synuara, të matura dhe pa përshkallëzim. Asnjë instalim ushtarak pakistanez nuk është shënjestruar. India ka treguar përmbajtje të konsiderueshme në përzgjedhjen e objektivave dhe metodën e ekzekutimit”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Indiane.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump iu Drejtua Kryeministrit Kanadez i Cili Deklaroi se "Kanadaja Nuk Është në Shitje": "Kurrë Mos Thuaj Kurrë"!

Next Story

Zvicra i Shndërron Shinat e Trenit në Centrale Diellore

Latest from Info