4 aeroplanë presidencialë të Iranit u ulën në Oman .
Aeroplani kryesor presidencial dhe dy të tjerë dhe një shoqërues presidencialë u ulën në Oman, në kryeqytetin Muskat.

Këto fluturime mistike, bëhet fjalë se kanë transportuar drejtues iranianë në vende më të sigurta, duke përfshirë mes tyre edhe vetë Liderin Suprem të Republikës Islamike të Iranit.
Fluturimet ndodhën në një kohë ku shumë vatra të politikës në Lindjen e Mesme dhe shtete fqinje, bëjnë me dije se Irani ushtron një diplomaci sekrete, për t’i dhënë fund konfliktit mes bombardimesh me Izraelin.

Paralelisht amerikanët janë një hap larg përfshirjes në këtë luftë.
Nga aeroplanët që fluturuan nga Irani, pa u ditur pikënisja e tyre, drej Omanit, 3 ishin Airbus 321 dhe një aeroplan ishte Airbus 340.
3 aeroplanët e parë përdorën kodet JJ25, JJ26 dhe JJ28 për fluturimet e tyre. Irani ndërkohë refuzoi të komentonte këto fluturime drejt Omanit, as edhe nuk dha informacion se cilët ndodheshin në këto aeroplanë.
Ndërsa aeroplani kryesor presidencial bëri fluturimin drejt Omanit, disa orë më parë se tre të tjerët dhe kishte mbyllur mundësinë e dedektimit të tij gjatë fluturimit. She është i njëjti Airbus A340 që ka transportuar edhe presidentin e Iranit drejt SHBA-ve dikur, gjithashtu aeroplani që bën fluturimet kryesore qeveritare.
Mundet që drejtuesit e Iranit dhe Lideri Suprem janë vendosur në Omar për të vazhduar prej andej negociatat me Izraelin, duke konsideruar qytetin e Muskat ngë vendondoshje të sigurtë, që u ofron strehim.