Tronditje, tmerr dhe shtangie.
Terrori ka goditur ukrainasit e rajonit të Dnipro-petrovskit, kur papritmas dy drita shpërthyese verbuese, e bënë natën ditë dhe brenda sekondave dritat u shuan.
Ky është padyshim një sulm rus me një armë me fuqi dhe shpejtësi të madhe. Pyetja është me çfarë arme dhe në çfarë objektivi?!
Something lit up in Dnepropetrovsk and then blackouts started all over the city. pic.twitter.com/gNDJOlhYZE
— Russians With Attitude (@RWApodcast) October 1, 2025
Dhe pyetja tjetër është nëse ky është lëshim i një rakete balistike IRBM RS-26 Oreshnik, si vitin e kaluar më 21 nëntor? Apo diçka tjetër, teksa ngjashmëria me shpërthimin Oreshnik është e madhe.
Është fakt që rusët nuk i janë përgjigjur vetëm shkatërrimit të termocentralit të Belgorodit, as vetëm shkatërrimit sistematik të shumë rafinerive të tyre nga dronët ukrainas. Kjo duhet të jetë një përgjigje ndaj Europës gjithashtu, me vëmendje Gjermaninë.