Hungaria kishte refuzuar më parë të arrestonte udhëheqësin izraelit kur ai vizitoi Budapestin në prill 2025.
Kryeministri i sapozgjedhur i Hungarisë, Péter Magyar, tha të hënën se vendi i tij duhet të arrestojë kryeministrin izraelit Benjamin Netaniahu nëse ai hyn në territorin hungarez, ndërsa kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Kryeministri izraelit, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, do të vizitojë Hungarinë më vonë këtë vit.
GjPN lëshoi një urdhër arresti për Netaniahun në nëntor 2024, për krime lufte të dyshuara dhe krime kundër njerëzimit.
Shtetet anëtare të GJPN-së janë të detyruara në parim të ndalojnë individët që i nënshtrohen urdhër-arresteve të tilla, raporton Politico.
Hungaria kishte refuzuar më parë të arrestonte udhëheqësin izraelit kur ai vizitoi Budapestin në prill 2025, me aleatin e fortë të Netaniahut, Viktor Orban, që ishte në postin e kryeministrit. Përpara takimit, Orban njoftoi tërheqjen e Hungarisë nga GJPN-ja, një proçes që zgjat një vit për të hyrë në fuqi sipas statutit të gjykatës dhe garantoi imunitetin e Netaniahut.

