Sarkozi “Lirohet” nga Burgu

/

Ish Presidenti francez Nicolas Sarkozy do të lirohet me kusht që të mbajë një byzylyk elektronik.

Prokurori më parë kishte lënë të kuptohej çfarë qëllime kishte, duke sugjeruar lirimin e tij me kusht.

Rreziqet e bashkëpunimit me bashkëpunëtorë të mundshëm ose presionit ndaj dëshmitarëve “mbështesin kërkesën për ta vendosur Sarkozinë nën mbikëqyrje gjyqësore”, tha prokurori Damien Brinet, ndërsa kërkoi gjithashtu që kërkesa e ish presidentit për t’u liruar, të miratohet.

Sarkozy tha gjatë seancës dëgjimore të kërkesës së tij se qëndrimi i tij në burg ishte “shumë i ashpër”, “rraskapitës” dhe “një makth”.

Çfarë thanë avokatët e ish presidentit?

Avokati i Sarkozy, Jean-Michel Darois, i cili ishte pranë tij në dhomën e videokonferencës së burgut, tha më parë se: “Izolimi ishte shumë i vështirë për të”.

Dhe shtoi: “Ai është një njeri i fortë, i fuqishëm dhe i guximshëm, megjithatë ky paraburgim i ka shkaktuar vuajtje të mëdha”.

Një tjetër avokat i Sarkozy, Christophe Ingrain, i cili ishte në sallën e gjyqit dhe e vizitonte çdo ditë, tha se Sarkozy do të ishte më i sigurtë jashtë burgut sesa brenda. “Ai është përballur me kërcënime me vdekje, ka dëgjuar britma natën dhe ndërhyrjen emergjente në një qeli fqinje, kur një i burgosur u plagos”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ndryshimi i Faqes së Parë të Google – Epoka e AI Ka Mbërritur

Next Story

Stallone do të Largohet nga New York-u Pas Zgjedhjes së Mamdanit

Latest from Info