Rezultatet e një sondazhi nga Metron Analysis që pasqyron situatën me armët në Greqi, janë tronditëse.
Sondazhi tregon se, ndërsa 78% e grekëve thonë se janë kundër armëmbajtjes, 1 në 4 qytetarë përgjigjen se një armë në shtëpi është e nevojshme për vetëmbrojtje, ndërsa thuajse 1 në 10 besojnë se “varet nga rasti”.
Në të njëjtën kohë, sondazhi regjistron dallime midis popullsisë.
Për shembull, burrat janë më shpesh në favor të posedimit të armëve (19% krahasuar me 6% të grave) dhe pranon më shumë armëmbajtjen brezi i ri (gjenerata Z është 28% në favor).
Pranimi i posedimit të armëve ka edhe një dimension politik, sipas sondazhit.
26% pajtohen se një armë mund të mbrojë familjen, ndërsa 82% besojnë se posedimi i armëve rrit vrasjet dhe dhunën.
Sipas të dhënave që jep gazeta “Vimas tis Kyriakis”, më shumë se 1 milion armë qarkullojnë ilegalisht në Greqi, duke krijuar rreziqe serioze për sigurinë e qytetarëve.
Në Greqi, vlerësohet se ka 1,920,000 armë, nga të cilat 1,010,000 janë të padeklaruara dhe ilegale.
Armët qarkullojnë edhe në rrjetin e errët, me çmime që variojnë nga 180 deri në 10,000 euro, në varëtësi të llojit, sipas artikullit të nënshkruar nga Vasilis Lambropoulos.
Sipas artikullit, zonat me një frekuencë të lartë shkeljesh janë Athina, Peloponezi, Kreta dhe Selaniku.

