Pro armëmbajtjes, do të thotë pro lirisë së individit.
Qytetarë të lirë, të ndërgjegjshëm amerikanë, në një shtet të lirë, ku armëmbajtja është gardian i lirisë dhe dinjitet të tyre, kur mendje perverse dhe diabolike në pushtet mund të duan t’i nënshtrojnë, apo t’u cënojnë jetën dhe lirinë, i gjejnë përballë.
Amerikanët e Shtetit të Michigan-it, në këto foto, jashtë dhe brenda godinës së Parlamentit dhe Guvernantes majtiste së Michigan-it, duke kërkuar heqjen e masave të izolimit për shkak të virusit, thuajse të gjithë të armatosur përballë autoriteteve.Për t’u marrë shembull!
Atje ku armëmbajtja është e ligjëruar, ai vend është i sigurtë, njerëzit janë të vetëmbrojtur dhe shteti nuk mund të kthehet kurrë në autoritet diktati.
Në Zvicër, po e sjell si paradigmë, ku lejohet armëmbajtja, numri i vrasjeve dhe krimeve në shoqëri është më i ulti në Europë dhe në botë ndoshta. Po kështu ndodh edhe në SHBA.
Mendoj dhe besoj se është e domosdoshme armëmbajtja edhe në Shqipëri. Ndoshta një referendum do të duhej të bëhet sa më shpejt nga populli, për të kaluar ligjin për armëmbajtjen. Në Shqipëri elementët e krimit dhe njerëzit e errët janë të gjithë të armatosur, kurse njerëzit e shkretë, ata të ndershmit dhe punëtorët, janë të pambrojtur nga shteti dhe të pasigurtë nga të gjithë elementët e krimit, që qarkullojnë të lirë dhe që në çdo moment mund të bëhen kërcënim për jetën e cilitdo të paarmatosur.
#Armëmbajtje sa më shpejt, aq më mirë!